Forumi Horizont | Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
Re: A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!
Kam nje pyetje ,meqenese jam anetare e re dhe se di si ka shkuar biseda.
Mos je gje deshmitar i Jehovait ti?
Citim:
Po citoj ato që tha SmArTs_WAY
A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!
Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).
Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.
Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:
Zoti është i pavdekshëm.
Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)
Kurse Jezusi vdiq.
Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)
Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.