| Forumi Horizont | Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- njeriu i dashuruar dhe i denuar (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12499)
oh...nate e gjate....
e rrethuar nga pasioni
mes puthjesh te zjarrta
qe te vdekurin zgjoni,
pastaj heshtje
[COLOR=blue]qetesi....
ti flije e shkujdesur
tamam si femi.
floket e tu te shprishur
si deti ne stuhi
trupi i bardhe...mermer
e tera mrekulli
djersa te shendriste
akoma ste ishte thare,
si statuje perendeshe
lare me margaritar.
oh...nate e pare
nate e dashurise
ne gjume apo zgjuar
ne mes te mrekullise
gjume s'doja te flija
te shihja me lakmi
si luan i uritur
ne gazelen e tij.
por une nuk te zgjoja
dhe pse kisha deshire
prisja mengjesin me ty
per tu shkrire.
oh...nate e gjate
ne gjume mos me ftoh
dua te rri zgjuar
ti po deshe shko....
| Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.