| Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Shtegtimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12509)
Ngujuar
Rrime ngujuar me kafet e hidhura,
karabinat varun tek kullojne gjak,
brez pas brezi me oxhaqe t’fikura,
trim pas trimi me lepurin ne bark.
Pjellen e vet mallkojne ne ngjizje
nenat shpirtshkreta pa drite ne sy,
rubzeza qe nuse, orezeza ne lindje
me djepin mes lotesh e varrin ne gji.
Femijet e padijes me lugeter lozin
kater qosheve te errta te konakut.
Rrezet pirate doçkat s’ua ngrohin.
U thyhen endrrat ne lugun e harkut.
Gjaku qe derdhet eshte i yni gjak,
o vellezerit e mi qe po merrni hak.
| Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 » Trego 18 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.