Forumi Horizont | Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Ciftet qe zgjasin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14552)
Qe te zgjasin ciftet duhen te kene gjera te perbashketa,pasione,opinione,botkuptime pak a shume te ngjashme dhe mbi te gjitha respekt per njeri tjetrin! Shume cifte lidhen pasi kane mungese afeksioni,kane nevojen e dikujt afer, por heret a vone ajo alkimia,ai pasioni,joshja fizike,terheqja sensuale fillestare fillojne e vaniten (s'po i fus fare ketu rastet e atyre qe lidhen per interes apo me mbleseri) !
Eshte normale biologjike,shpjegohet ne menyre shkencore pse e qysh !
Dhe nese nuk kane gjera te tjera te perbashketa,lidhja fillon e merr nje ruge jo shume te kendshme. Do filloje tradhetia,edhe nese jo fizike sdq do fillojne ato gili-vilit me persona te trete nga te dyja palet ! Dhe nese nuk ka respekt per partnerin dhe nje projekt te perbashket,do fillojne grindjet,njeri do filloje ta menjanoje e e ta neglizhoje me shume tjetrin,do tregoje gjithmone e me pak interes e nese vazhdojne keshtu keta cifte nuk do zgjasin shume !
Qe ciftet te zgjasin besoj se varet edhe nga kultura qe kane marre ne familje,pra dicka eshte edhe ne dna-n e njerezve,serioziteti,respekti per tjetrin pa vajtur me te parin qe te del perpara !
Pastaj nese s'jane bere per njeri -tjetrin,me mire te ndahen se dhe ato lidhjet e martesat qe shkojne perpara per tere jeten vetem me zenka,moskuptimie,joharmoni, s'kane lezet ! Per mos te fol pastaj per ato cifte qe rrine bashke vetem nga frika e partnerit,apo pasi ashtu e do "opinioni" i vendit ku jetojne....vertet absurde !
Gjithsej 19 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 » Trego 19 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.