Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- The Burnout Syndrome (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16787)


Postuar nga shelgu datë 23 Janar 2009 - 01:06:

Citim:
Po citoj ato që tha akrepi2008


Mire e ke ti mo cedro por bota ka "burnout prevntion" sic e tha paksa cupka. ata jane djegur nga qulli dhe... kujdesen per puntoret e tyre...



E di si eshte puna? Ne USA jane te gjitha institucionet e mbrojtjes sociale, por mbrojtja e vertete nuk eshte e tille. Puntoret amerikane punojne me gjate nga te gjithe puntoret e botes(duket e pabesueshme, por statistikat kete thone) dhe dihet qe nje nga shkaqet e ketij sindromi eshte kohezgjatja e punes tej kufijve, per pasove mbilodhja, pastaj vjen konsumimi i rezervave energjitike, grumbullimi i acidit laktik dhe produkteve helmuese ne qelize. Me vone pamundesia e eliminimit adekuat te tyre dhe shkallet e ndryshme te sindromit nuk pertojne te vine.

Cupka sic duket punon ne ndonje kompani europiane ne USA (ve bast per kete )

Sidoqofte, ne Shqiperi, jo se nuk e njohin, por nuk kane mundesi qe ta bejne mik. Ne nuk kemi vende pune te mirefillta, sektore prodhimi zinxhir(me kujtohet nje film komik i Caplinit).

Psikologet ne Shqiperi tani po dalin dhe kultura e parandalimit nuk egziston.

Psikiatrit bejne kurimin se ajo ju vjen ne dore.

Sa per parate, kjo eshte nje mesele e gjate. Vetem dy fjale qe te mos jem jashte temes kaq serioze. Ai psikiatri do shkoje njehere me familjen ne nje restorant dhe per nje darke duhet te lere te gjithe rrogen e dy javeve. E pos igurisht qe kur te shkoje e shoqja e atij pronarit per t'u kuruar, sigurisht qe haka do te shkoje tek i zoti. Nuk jam per abuzimet ne mjeksi, por rrogat e mjekeve (krahasuara me rrogat e mjekeve ne te gjithe boten private)jane relativisht qesharake.

Ky sindrom prek kruesisht vendet e zhvilluara kapitaliste, atje ku edhe ngarkesa e punes eshte sistematike dhe jo spontane.

Takova nje shok ne Shqiperi nje dite kur isha me pushime. Ora 12 e drekes. Une isha ne shtepine e tij dhe po e prisja. Erdhi u ul ne divan me nje psheretime te gjate dhe

-Uff vdiqa na moren shpirtin-me tha.

Pas gjysem ore harroi ato qe me kishte thene dhe filloi te me tregonte se si e kishte kaluar...puna fillon me 8, drejt e ne kafe gjysem ore, pastaj zyre, pastaj me shefin per kafe, pastaj erdhi ne shtepi.

 


  Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.