Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- “Fazllic”, zbulohen e-mailet e Argita Malltezit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17025)


Postuar nga Fajtori datë 15 Korrik 2009 - 18:56:

KRRTRSH miraton lejet e Argita Malltezit

TIRANË- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga kryeministri Berisha, ka miratuar në mbledhjen e djeshme masterplanet për ngritjen e tre fshatrave turistik në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit. Pikërisht në këtë zonë ndodhet edhe një vilë e ndërtuar nga vajza e kryeministrit, Argita Malltezi.

Në lidhje me këtë zonë, opozita ka shprehur dyshime se vajza e kryeministrit ka blerë tokat e fshatarëve me çmime të ulëta ku toka ishte e pashfrytëzueshme dhe tashmë po shijon rritjen e vlerës së saj.

Rritja e vlerës së tokës ka ndodhur menjëherë pasi ka nisur ndërtimi i rrugës dhe do të vazhdojë me ritme galopante duke nisur nga dje që është miratuar vendimi për fshat turistik. "Fundi i rrugës është në fshatin e qeverisë. Nuk e kam fjalën për fshatin e vjetër dhe banorët autoktonë.

Por për fshatin e luksit ku banon e ruhet me roje vajza e kryeministrit, kunati i kryeministrit, disa ministra, disa zv/ministra, si dhe dy drejtorë të agjencive më të rëndësishme publike të shtetit, midis tyre dhe drejtori aktual i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

Gjatë prezantimit të projekteve, kryeministri Berisha, në rolin e kreut të KRRTRSH-së theksoi, se ato ishin në përputhje të plotë me vizionin e qeverisë që ai drejton për sa i përket zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

--------------------------------------

Mungon shprehja: "Takimi kaloi ne atmosfere te ngrohte dhe miqesore".


  Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 »
Trego 21 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.