Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- zjarri nga brenda (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2946)


Postuar nga yjori datë 30 Qershor 2004 - 20:02:

Rekuiem

Qartesi
Vetem nje pike e zeze
Thelle ne une
Deshmon per vezen

Ishte vdekja
E futa ne kornize
Dhe e vara
Me dore te dridhur
Ne gur…

C`kuptim ka trishtimi?
Nuk pashe kurre nje kafshe te buzeqeshte
Vetem Carlin, qe kerkonte botes veten
E humbte gjetjen...

Kush erdhi me pare?
Nje lot i qeshur faqeve
Rrokulliset ne tatepjete
Aty ku fillon udhetimi
Tren ku pyes majmunin e kontrollorit
Per bileten...

Traume mendova
Derisa sa erdhi ora
Nje ore ne stacion
Dy akrepe ne zero
Nje domosdo..

Dicka e re
Ah, cfare!
Gjithmone i njejti
Vetem te tjeret
Ecin kokeposhte
Humnerave...

Nje nate si kafe
Teori kaosi
Diku ne Kine
Eshte bere nje fshatar
Shefi i botes
Per disa caste..

Ai di kuptimin tim
E varros nen toke
Flet me ze te larte
E pastaj shtrihet...

31 vjet
bera nje vize
e u vrava per ju...
Drite qe pret ngjyren
Si modeli piktorin e vdekur
Qe vari veten
Nga dashuria per litarin
Lidhje nga kohe e vjeter
Premtim i heshtur...

Morra pjese ne varrimin tim
Procesioni ndaloi para gropes
Hidherim mbi gjuhet tona
Ndersa prifti thoshte fjalen e fundit:
“Ketu dergjet ushtari i panjohur
Ai shkoi ne lufte
Armet e tij fjale
Me fal,faleminderit
E nje buzeqeshje...
Ai dashuronte armikun
I dha doren
U puth me te
U shtri
E fjeti...”

Ne ishim vetem brenda
Ti, une dhe kapaku
Tak,tak,tak
Hapa syte
Nje shishe ere ne dore
E hedhur nga nje i pire
Qe donte te hynte...


  Gjithsej 78 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 78 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.