Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14]
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Ngushellime Vellezerve E Motrave Kosovare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6312)


Postuar nga gagaci datë 25 Tetor 2004 - 15:37:

Nuk ka fjale qe te pershkruaj kete dhimbje

Ishte vertet nje tragjedi me permasa te medha. Fati i keq deshi qe ata te rinj, pas disa ditesh pushimesh te gezuara ne vendin e tyre, te mos ktheheshin me kembet e tyre ne shtepi. Ngushellimet e mia me te sinqerta per familjet dhe te afermit e tyre. Nje komb i tere me shpirt dhe me zemer eshte prane tyre ne keto momente mjaft te veshtira.
Le te sherbeje kjo fatkeqesi si nje kembane qe bie pa pushim (kuptohet per ata qe kane vesh dhe e degjojne) dhe na kujton gjendjen alarmante te infrastruktures ne kete zone, duke filluar qe nga Rresheni e deri ne Qafe-Morine. Cfare behet me rrugen Durres-Kukes, cfare behet me 7 mije lekshat qe u jane mbledhur me shume se 200 mije drejtues automjetesh ne Shqiperi per kete qellim. Nevojiten veprime praktike dhe jo llafe apo manifestime pa bereqet. Te mos abuzojme mbi gjakun e atyre te rinjve qe ju nderprene endrrat e rinise ne ate gremine. A mos valle duhet te presim te ndodhe ndonje katrahure tjeter?


  Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14]
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.