Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 16 Shkurt 2005 - 18:48:

Zemer mire je?-tha teksa hapi deren e makines qe ajo te hynte
- Po shpirt pse?- iu pergjigj dhe buzeqeshi.
- Me ngriu gjakun mesazhi jot. Mora ne telefon ne pune, i thashe sekretares qe u cova me grip dhe qe do shkoja te vizitohesha- tha dhe e pa ne sy, si per te dashur te kuptonte pse-ne e kesaj dite off ne mes te javes.
- Mrekulli! edhe une i thashe shefit tim qe jam me grip. S'me shkoheshe ne pune sepse me kalohej dita me ty!-tha dhe qeshi.
- Ti je e cmendur- iu pergjigj dhe qeshi dhe ai.
ah ajo e qeshur..
- E di! prandaj dhe ti le koken per mua. te pelqen spontaniteti im dhe e le veten te lire te te coj ku dua ne cmendurirat e mia. keshtu ndihen qe jeton..
- Jon... me kishte marre malli per ty dhe per vrullin tend- tha dhe e puthi.
- Edhe mua per ty shpirt.
- Ku do ikim sot?
- Ne Podebrady. Dua te shoh mjellmen time nese eshte dhe te te tregoj keshtjellen ku kam mesuar vitin e pare. Ke pare mjellme te murme?
E imja ashtu ishte. Kishte hijeshi te vecante.
- S'te besoj. Mjellmat jane te bardha.
- E imja eshte e murme pra. Prandaj e zgjodha. Ti e di me pelqejne gjerat e vecanta.
- Ok - tha dhe nisi makinene me shkathtesine e tij te natyrshme. I jepte shume mire dhe ndihej rehat prapa timonit.
- S'kam per ta mesuar kurre makinen. Me pelqen me shume kur i jep ti.- tha dhe zeri i saj ishte plot gjalleri dhe perkedhelje.
Ishte dite e bukur dimri. Dielli shkelqente dhe drita e tij reflektohej nga bora e bardhe qe kishte mbuluar gjithshka.
- Bere mire qe more. Kisha nevoje per pak shkeputje- tha dhe i buzeqeshi.
- Edhe une. Gjeja qe me merzit me teper eshte monotonia e perditshme shtepi pune shkolle. E di? rilexova alkimistin. ne fund te librit me duket se rikuptova shume gjera. Ne shume pjese te gjeja ty. Ndoshta prandaj me shijoi edhe me teper. Une e di, shpesh here edhe nuk i kupton ato qe te them, por e le veten te te perfshijne valet e mia. Keshtu i ndien, sepse ne te dy jemi te kundert. Ti punon me mendje, une me zemer, prandaj plotesohemi kaq shume. E mban mend kur me the dikur qe me askend nuk ndihesh kaq i lire sa me mua? Ne te vertete edhe per mua je pika ime e clirimit. Mban mend kur u dashurova me ty? ishte dicka qe me the. "Free your mind shpirt, eja me dallget e tua dhe me perfshi shpirtin dhe mua. Pse mendohesh kaq shume? Maksimumi po dashuron. Maksimumi jemi dy hapa larg perhumbjes. Por eshte perhumbje e bukur qe te ben te harrosh boten e te jetosh me dicka te ngrohte ne shpirt. " Ajo free your mind e jotja u perkthye ne fakt cliroje zemren ne gjuhen time. ai ishte fillimi i ndjekjes se zemres sime, i kuptimit te deshirave te saj, por edhe i gjithe cmendurive te mia, i nje jete te re qe me mesove ta jetoj cdo moment dhe ta ndiej si shperthen brenda meje. Si del jashte guackes ku kishte kohe qe flinte- ne pritje te zgjimit. Ti je zgjimi IM- tha dhe pastaj heshti....
I la vendin zemrave te flisnin. rrihnin fort brenda kraharorit dhe i transmetonin njera tjetres mallin.
Ia mori doren tek dora e saj e vogel e teksa gishterinjte luanin me njeri tjetrin, ajo prekje shkaktonte dritherima trupi e fliste me shume se mijera fjale...

ne sfond Bryan Adams
.....................


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.