Forumi Horizont | Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)
Me duket se po ngaterron stresin apo momentet depresive me depresionin si semundje klinike. Nuk ka mundesi te jesh dakort me perkufizimin e rrushit dhe te pohosh qe depresioni na prek te gjitheve sepse nje nga kushtet themelore per ndarjen e depresionit si semundje klinike dhe te momenteve depresive, merzitjes apo stresit eshte qe depresioni ( sic e kishte cituar edhe rrushi nga DSM ) niveli i rende i demtimit qe i pari i sjell individit si ne jeten shoqerore ne pune ashtu edhe ne jeten private apo per vete jeten e individit. Me vjen per te qeshur sepse ketu po perseris ato qe ka shkruar qe ne fillim me aq zgjuarsi Rrushi ( prandaj besoj se beri nje perkufizim per te shmangur gabime te ketij lloji kur diskutohet ) dhe me vjen per te qeshur per faktin se si mund te jesh dakort me rrushin dhe mos jesh dakort me mua ?
Gjithesesi mbase libri qe kam lexuar mbi depresionin mund te kete qene i vjeter dhe mund te kene dale statistika te reja ne te cilat mund te thuhet qe prekja eshte njesoj ne te dyja sekset. Po ashtu mund te kene dale protokolle te tjera trajtimi sipas te cilave depresioni trajtohet vetem me psikoterapi ( ti ta jep pershtypjen e nje punonjese sociale qe ka mbaruar ne shqiperi Enis ). Te gjitha sa thashe ne paragrafin e dyte jane te mundshme por jo probabel, keshtu qe une dyshoj shume per sa me siper.
Gjithesesi nga sa lexova nga shkrimi yt me duket se po i referoheshe nje lloji depresioni te ndryshem nga ai qe ka perkufizuar rrushi ( dhe atij une i jam permbajtur ne shkrimet e mia ). Do te lutesha sinqerisht te kontrolloje edhe njehere perkufizimin e depresionit tend dhe te atij te rrushit per ndonje mosperputhje.
Rrusho me mbro nje cike nga Enisi
Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.