Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Poezi nga Pirro Loli
Pallati im ne Athine
Pallati i bardhe ka banjo
Ere parfumesh nga te bukurat gra
Heshtje varri ne mermer te bardhe
Asnje cicerime femijesh nuk ka.
Pallati im ne Gjirokaster
I vogel,jo komod e modern
Po gumezhin nate e dite nga femijet
Njezete e pese i ka vetem djem
Po c keni qe s pillni
Moj te bukura gra?
A thua jane shterpa
A burra per ju ska?
Dua te iki
Te iki sa me pare me vrap
Para se korbi plak,kra kra
Te kendoje mbi pallat
Poezi nga Bardhyl Londo
BILANC
Fitimtaret-
fitimtare.
Te mundurit-
te mundur ne perjetesi.
Ne qofte keshtu
mos na ardhsh kurre demokraci !
LETER POPULLIT TIM
Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.
Lerme te t'i puth syte
serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.
T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.
Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?
Kudo shkofsh me merr me vete.
Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.
Kjo eshte leterankesa ime e pare dhe e fundit.
Firma : Bardhyl Londo
Nendor 1990. E merkure.
Poezi nga Bardhyl Londo
Atdheu eshte dhimbje
Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode
A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?
Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!
Poezi nga Ndoc Papleka
NJE NENE
Askush s'mund ta dijë sa vjet ka:
Ajo është e mocme sa dhimbja,
Ajo është e re sa krenaria!
Në shtepizen e qetë s'ka njeri,
Pervec fotografisë së dy djemve të saj:
Në nje mal me borë ranë për liri.
Njerën kembe e ka te paralizuar,
Gishtat e duarve i ka të holluar nga soda:
Ajo që në vegjëli ka larë rroba.
Megjithatë as tani nuk rri shtrire,
("s'mund te rri kurrsesi" , thote ajo.)
Në oborrin e vogël del qe pa gdhirë.
Në kopshtin e saj ka shumë trëndafila,
Të kuq e të bardhë gjer në vjeshtë.
(Midis tyre ajo ngjet si fiongo e zeze!)
Ajo con tufa ne varret e të rënëve,
U fal të rinjve të fejuar në lagjie,
U fal të gjithëve për ditë feste e dasme...
Asaj jeta nuk i dhuron lule:
Ajo tërë jetën rriti trëndafila
Për lirinë dhe njerëzit e mirë.
Liri!
ti kenge ne shperthim e shpirtit tim
E shpirtit burgosur, ne pranga , e izolim
Ndrit emri yt ne sy foshnjash pa faj
Tek cicerim e zogjve ne qiellin e paskaj
Te thiren permes gjakut
Liri ne token time
Kur syte na verbonin
Dhe zemra behej therime
Por , ti e shurdhet ishe
E s'me degjoje dot
Mos ler me ty te tallen
Si dje, edhe sot!
E bukur e pamate, je frymarja jone
Liri ec ngrohi zemrat , eja pergjithmon..
Ti s'je medalje gjoksi nuk je teser Partie
Kolltuk pushteti s'je , as qese pasurie
VitoreStefaLeka
Kosoves ne perzi
Historia sot i perziu keq ngjyrat, botet, fatet
me flake ferri, jete njerezish ne percudnim
zera qe vdesin, klithin e humbin ne hakmarrje
Kosove e Nene Terezes, ku e humbe dashurine?
Ne c’menxyra politike ta keq gjakosen paqen
ai djall i panginjshem qe mbjell vdekje e frike,
e gatoi corben n’urrejtje shpirtrash te pafajshem,
ta vrane ate pellumb qe e mbaje enderr ne gji.
Kosove, viktime e lojes, e gjakmarrjes shekullore
viktime planesh, historia kurre s’do guxoje t’i thote
Kosove, viktimezeza e perkohshme e me te fortit,
ben te ngrihesh shtratit e nuk po ngrihesh dot.
Ejvis Maria Xhajanka
Tim biri ...
Dal fshehur tek porta me sy te shoqeroj
te puth ne gjume endrat prap ti ledhatoj
pres vetull ngritur kur ndonjehere vonohesh
ti kerkon me cdo xhest e puthje te justifikohesh
Me ty tallazet mu duken me te lehta
dhe shpesh here te ngopa me puthjet e mija
ne duart e tua shpesh endrat i gjeta
si ajazem mbi boten, mu hap dashuria
Tani dua ,oh sa shume qe dua
si dikur ne krah te ngre e perqafoj
me ty te them perallat e te nis e kendoj
deshirat e mija me ty akoma ti tregoj
Ne krah me merr ti, je ti qe loz me mua
me sjell paqe ne zemer dhe kaq dashuri
sa azgje ne kete bote, me nuk dua
jam une e vogla, qe shetis ne deshirat e tua
Fluturimi jot ish endra ime dikur
tani te shoh tek pershendet lartesine
lutesha te shihja rritur bere burre
tani ne shpirtin tend prek e lumtur njerine
I falem jetes per kete dhurate te vyer
i falem Zotit per ate qe krijoj tek ti
te falem ty per krijesen tende te shkelqyer
Je ti lumturia, je ti muze e frymezimit tim
je ti poezia, Alesjo biri im!
Madi
Maj 2004
Mallengjimi
S'eq mu kujtuan ato syte e tua,
ajo puthje e ndarjes,ne te bardhin agim,
ate dite,enderr e bukur u fik ne mua,
mbet dhembja qe fshihej ne shpirtin tim,..
Shume vite harruar,shume vite malluar,
ne at vend te huaj te lare me lot,
u mundova t'i kujtoj ata sy te shkruar,
nga dhembja e malli s'i kujtova dot,..
A jane syte e tu si ngjyrat e ylberit?
si valet e detit,si gjethet ne vjeshte,
a e kan shkelqimin e rrezeve te diellit?
se malli per ta me rendon si bjeshke,..
Sot kur i kujtova s'eq ndjeva mallengjim,
shkelqimi i tyre me dogji si zjarre,
sa mote kaluar ne te shkretin mergim,
ne syte e tu u bera lot i thare,...
Rina Ahmeti
qershor 2004
Apologjia ime nga Petro MARKO
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...
Gjithsej 37 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.