Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 17 Korrik 2008 - 12:30:

Celes

Thelle ne faqe te thyera librash
ne fusha te pergjumura fantazie
nje celes i vjeter i hedhur ne harrese
mbijeton rrjetave elektronike te alienizuara.

Butonat e se sotmes cuditerisht
shtypen me clirim te virgjer
nga komandat e algoritmave njerzore
ne agimin e gongut te fundit.

Valle do te zbulohet nga dikush?
Apo dhe dikushi eshte mbytur ne gjak?
Nga nje qetesi vetmuese
qe veten ngadale tjeterson.

Librat ne plogeshtine e heshtjes
kane harruar te me japin harten
per te gjetur ate serisht
kete nate kur gjoksi djeg.


Postuar nga IQVLORA datë 17 Korrik 2008 - 16:34:

Poezi e arrire dhe moderne!Ndryshimi me te kaluaren eshte i madh. Ju po piqeni si poet i se ardhmes.Pena ne duart tuaja tani eshte teper e sigurt.
Congratulation!


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Korrik 2008 - 02:44:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Poezi e arrire dhe moderne!Ndryshimi me te kaluaren eshte i madh. Ju po piqeni si poet i se ardhmes.Pena ne duart tuaja tani eshte teper e sigurt.
Congratulation!



Faleminderit vlora. Si gjithmone nuk i kursen fjalet e mira. Shpresoj qe te vazhdoj te te kenaq.


Postuar nga ingmetalboy datë 22 Korrik 2008 - 02:49:

Nuk jam une me.
Kaq ze ka njeriu valle?
Ajo eshte shuli i durimit.
Fat i vulosur nga cfare?

Nuk jam une me.
Det i gjere mbi kokrriza rere,
mban te palekundur nivelin e jetes
rregullon peshore e te vertetes
me ndihmen e nje gershere.

Duke u rritur diku u dogje.
Magjia mabron ne kete kapitull?
Ne cdo shteg qe ndoqe pas,
diten e vret e semura mjegull.


Postuar nga ingmetalboy datë 28 Korrik 2008 - 14:01:

Enderr shtegetare.

Enderr e lashte e shnderruar ne hi
fluturon ne hapesiren pafund te ndjenjave.
Era mikeshe tregohet besnike
dhe shoqes i fal shpresen magjike.

Magjia mbi toke te zhuritur hedh fare.
Enderra e dikurshme serisht jep frut.
E favorizuar nga ligjet e abstraktit.
Koha e celjes vjen me ngut.

Aventurjere yjesh shlodhen ne toke.
Hija e enderres qetesi i fal.
Cikli i jetes cuditerisht ngushtohet,
labirinthe te vjeter ky cikel ngjall.

Rruge hynore qe te drejtojne ne hapesire
me rastesi te llogaritur ne te voglin detaj.
Fillimi i perket fundit dhe fundi fillimit,
megjithese librin tim une ne dore e mbaj.

ingmetalboy
Nentor 27, 2007


Postuar nga ingmetalboy datë 30 Gusht 2008 - 12:56:

Ne rruge te cliruara nga heshtja
dikush shemb trishtimin.
Peshperimat e rizgjimit
diku ndertojne ura bashkimi.
Mes botesh hynore
orgjirat frymore marrin fund
dhe nje varg buzeqeshje
zhvesh cdo lulezim rastesor.

Ne mes kujtimesh femijerie
i kapituri ngrihet ne kembe.
Boshti kryesor perball termetet
e llogjikes moderne.

Dylli i vjeter vecues
i vetedijes pa emer
shkrihet nga nxehtesia e diellit
qe cuditerisht sot nuk permbahet.
Vetevetja pret fillet
dhe marioneta meson te ece vete.
Ky fund pa shkak
eshte nje histori me vete.


Postuar nga ingmetalboy datë 04 Shtator 2008 - 05:05:

Ne mes peshperimash hulumtuese
ideologjia ime merr forme.
Nje gjeme e shnderruar ne nje fytyre
zbret shkallet e pasigurise njerzore.
Ke pare fytyren tende ndonjehere
te zhytet nen mbulesen e duarve?
Kjo e vertete mizore mendimet qeron
dhe kur veten fton ne agime qiellore.
Kjo jete clirohet ne autostrada te ngurta
ku dinamika e botes shformohet
ne qindra plumba hynore
qe djelli na ben te shmangim.
Cuditerisht neser do te jete ndryshe
dhe zgavra gjigande e pikepyetjeve
do te mbushet nga deshira per oksigjen.
Duartrokit dhe mberthe nje buzeqeshje
sarkazmat e kohes me henen enigmatike
do te shtrydhen diku tej.


Postuar nga IQVLORA datë 04 Shtator 2008 - 18:18:

Te lumte! Te lumte! Te lumte!
Duke qene i dashuruar pas poezive me gezon zemra kur sh0h se si rritesh dita dites.
Suksese te metejeshme!Poezite e tua te fundit jane vertet te arrira,por une mendoj se kane nevoj per me shume ''musht artistik'',gje te cilen jam i bindur se se shpejti do ta arrish.
Pergezimet e mia djale!


Postuar nga ingmetalboy datë 05 Shtator 2008 - 04:30:

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Te lumte! Te lumte! Te lumte!
Duke qene i dashuruar pas poezive me gezon zemra kur sh0h se si rritesh dita dites.
Suksese te metejeshme!Poezite e tua te fundit jane vertet te arrira,por une mendoj se kane nevoj per me shume ''musht artistik'',gje te cilen jam i bindur se se shpejti do ta arrish.
Pergezimet e mia djale!



Pershendetje IQVLORA.
Faleminderit qe si gjithmone lexon dhe komenton poezite e mija. Me beri pershtypje komenti yt mbasi dhe vete po mendoja te njejten gje. Ndoshta kjo eshte arsyeja qe nuk mendoj ti botoj ndonjehere krijimet e mija ose te quaj veten poet. Mbaj mend gjyshin tim qe thoshte gjithmone: nuk kendon kendezi ne te thate.
Mire u degjofshim dhe gjithe te mirat.


Postuar nga IQVLORA datë 08 Shtator 2008 - 18:17:

Nuk jam aspak dakord me ju i dashur djale.
Lerua te tjerve te te vlersojne.
Po te kisha mundesi te beja nje grafik do te ta tregoja se ku jeni ngjitur e sa jeni ngjitur.Keshtu e kane filluar te gjithe,kane qene mosbesues e ju ka munguar guximi t'i publikonin poezite e tyre.Juve nuk ju mungon sidomos kurajua ,per t'jua bere te ditura poezite e tua per nje publik goxha ketu ne FH.Bleta ka filluar t'i mbushi hojet me nektar kohet e fundit.Ja edhe pak i duhet sa mjalti te piqet .Bletes i ngelet t'ju vendos vellon e bardhe ''nuses se bukur'' poezi.
Do te te kshilloja qe punen tuaj t'ja tregoni ndonje poeti a kritiku,ne menyre qe ai t'ju jepte nje mendim te kualifikuar e profesional.
Mos hezito,por beje se pervecse fitimit,nuk humbet asgje.
Te uroj sukses ne studimet tuaja e te na behesh nje goxha inxhinier me zemer poeti!


  Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.