Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)


Postuar nga NS-6 datë 17 Qershor 2006 - 15:14:

qelizat ne sy

Cod. B17062006

ta them te drejten per kete nuk jam i sigurte per faktin qe po te them pse-ne me poshte: ne retine ishin 3 lloj qelizash konike:
qelizat konike S qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 420 nm
qelizat konike M qe thithin me mire valet me gjatesi  rreth 530 nm
qelizat konike L qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 560 nm
 
M pak a shume i bie jeshilja,L i bie e verdha(ose me shume si portokalli) por S, tek spektri i bie ngjyra vjollce(me nje zbehje bluje) kombinimet e ketyre japin ngjyrat e tjera...tani nuk po e marr vesh me......
a ka ndonje qe mund te thoje dicka ndryshe per sa i perket kesaj gjeje tani?un po e kontrolloj edhe iher me mire dhe po te kthej pergjigje me te plote...
 
p.s: sic the ti demat nuk i dallojne ngjyrat... i pergjigjen levizjeve te toreadorit ....keto jane ato qe mendon populli sepse jane mesuar ti shofin ashtu...ashtu sic edhe kobrat qe jane shurdhe ne fakt por qe i pergjigjen goditjeve ne toke te kembeve  te atij qe i bie fyellit si dhe levizjeve te tij ...


Postuar nga lost_soul datë 17 Qershor 2006 - 19:51:

jo mire e ke ti.. po i shifja andej kendej ne internet dhe 560-a i bie e verdhe, gjithashtu edhe ato te tjerat sic e the, s'qenkan tamam jeshile e blu... keshtu qe mesa duket paska edhe treshe te tjera me te cilat mund te perftohen te gjitha ngjyrat e tjera.. nuk e di pse kisha pershtypjen qe RGB-ja eshte treshja e vetme... , atehere.. s'me ka ngel gje tjeter vec ta bej kete pyetje tek fizika ..


Postuar nga NS-6 datë 25 Qershor 2006 - 04:28:

difektet ne lindje tek grate evropiane lindore

Cod. A25062006

Citim:
Po citoj ato që tha keila

45. Eshte thene nga nje gjinekolog ketu ne usa (dhe konfirmuar nga te tjeret) qe femrat nga eastern Europe kane shance me te medhaja per te pasur defekte gjate lindjes. Kjo thuhet se eshte nga nje mungese vitaminash e femrave nga ato vende, dhe sugjerohet qe personat nga kjo origjine te marrin multivitamina ditore per te minimizuar kete rrezik gjate shtatzanise. Tani pyetja, cilat vitamina influencojne birth defects dhe si?
Cfare lidhje kane vitaminat me psh. down syndrome etj?


 
per ate artikull qe ke shkruajtur per femrat lindore nuk kam informacion por u mundova te beja nje permbledhje per sa i perket vitaminave dhe difekteve qe mund ta shkaktojne gjate lindjes.
 
vitamina A : grate qe marrin sasi te medha te vitamines A gjate periudhes se hershme te shtatzanise kane mundesi qe te shkaktojne probleme lindjeje tek fetusi.vitamina A eshte themelore per diferencimin e qelizave gjate periudhes se hershme te shtatzanise si dhe rregullojne edhe rritjen e organeve tek fetusi.edhe nje mungese e vitamines A mund te coje ne probleme per fetusin.por eshte pare qe nje sasi e madhe e beta-karotenit nuk jep probleme sepse trupi kthen ne vitamine aq sa i duhet!
http://www.thenutritionreporter.com/A-vitamins.html
 
acidi folik: eshte nje forme e vitamines B dhe ka mundesi te ule mundesine e formimit te asaj qe quhet spina bifida,nje semundje e shtylles kurrizore ku ka nje forme si dalje ne kurriz qe mbi siperfaqen e vet mund te paraqese edhe qime.acidi folik ndihmon ne ndarjen qelizore.
http://www.fda.gov/fdac/features/996_bd.html
 
per keto 2 rastet e mesiperme isha ne gjendje te gjeja edhe pak a shume shkakun se pse mund te ndodhe difekti ne lindje kur nuk kemi nje perqendrim normal te tyre...kam edhe nje artikull qe i jep ne pergjithsi ato qe mund te jene problemet nga mungesa e vitaminave por qe nuk jep detaje mbi mekanizmat...gjithsesi po jua paraqes duke qene se mu duk interesant...
 
http://www.findarticles.com/p/artic..._n55/ai_9132154
 
keto kisha per sa i perket asaj pyetjeje...nese dikush ka ndonje gje per te shtuar mund ta beje...ne rast te kundert,vazhdojme me pyetje te tjera...
 


Postuar nga i/e paregjistruar datë 02 Korrik 2006 - 04:36:

ok nje pyetje tjeter nr.46

si funksionojne steroids ne trupin e njeriut? Cfare demesh bejne?


Postuar nga i/e paregjistruar datë 02 Korrik 2006 - 04:42:

lol edhe nje tjeter nr.47
Thuhet qe hudhra e ul kolesterolin, ne fakt Lipitor eshte esence hudhre (thuhet). Si e ul kolesterolin hudhra? po tensionin?


Postuar nga i/e paregjistruar datë 02 Korrik 2006 - 05:08:

48. Kur ndrydhje kemben etj ne shqiperi rekomandonin ta lidhesh me qepe dhe kripe. Thuhej se ul enjtjen....
Si reagon qepa ne kete rast? Ca influence ka mbi lekuren dhe si ndodh kjo?

49. Si guduliset njeriu? Pse kur te prek nje njeri tjeter gudulisesh ndersa po preke veten (tek beli e siper ) nuk gudulisesh? Pse disa njerez gudulisen e disa jo? Ca kane ndryshim ne organizmin e tyre?


ok mos u tremni se s'kam me pytje per sonte :p


Postuar nga NS-6 datë 03 Korrik 2006 - 04:46:

pergjigje parciale e pyetjes 49

Cod. A03072006

Citim:
Po citoj ato që tha keila

49. Si guduliset njeriu? Pse kur te prek nje njeri tjeter gudulisesh ndersa po preke veten (tek beli e siper ) nuk gudulisesh? Pse disa njerez gudulisen e disa jo? Ca kane ndryshim ne organizmin e tyre? 


 
hmmm,po e filloj me ket pyetjen se me boni kurioz teper...se marr vesh se pse e dalloi per siper belit po hajd mo
 
atehere,e dime fare mire qe gugulisja (per disa njihet si kilikosje ) eshte nje ndjenje qe perftohet nga prekja e dickaje ne trupin e njeriut (boni vete dallimet ketu ).eshte nje reagim i lindur tek te gjithe njerezit dhe per ta shpjeguar jane hedhur shume ide.tani pse kur na prekin te tjere gugulisemi por kur prekim veten nuk gugulisemi?studimet e koheve te fundit te neurobiologjise kane arritur ne rezultate qe per stimulimin e te qeshures duhet te jene te pranishem te pakten 2 faktore, qe para se te qeshe personi:
-nje pjese e trurit tone duhet te tregoje nje shkaktar potencial,dmth dicka qe mund te veproje ne trup dhe qe mund te na demtoje.pra truri duhet ta njohe ate si potencial demtues si psh dora e dikujt,ose nje objekt te mbajtur nga dikush tjeter etj...
-ndersa nje pjese tjeter e trurit e quajtur...ne shqip nuk di ta them por ne italisht eshte cingolo anteriore,perberes i encefalit tone,te arrije te kuptoje qe ai stimul nuk ben keq dhe se jemi para nje alarmi fallco.
rezultati i ketyre 2 mekanizmave eshte e qeshura,nje ndjenje qe pak a shume heq ate ndjenjen e sikletit qe mund te kete sjelle stimuli dhe pet te treguar qe gjithcka eshte ne rregull.
e njejta gje ndodh me gugulisjen.jane disa zona qe jane me te ndjeshme ne trup kundrejt nje gugulisjeje (ketu ka secili zgjedhjet e veta ) dhe nje veprim ne keto zona sjell si pasoje gugulisjen.nerkohe truri ka bere vleresimin e rrezikut dhe pasi qe ka arritur ne konkluzion qe eshte fallco,fillon procesin e te qeshures...
 
nese ne prekim veten tone,nuk gugulisemi per faktin se mungon pika e pare...pra nuk kemi nje dicka qe mund te na paraqitet si shkaktar potencial sepse arrijme ta njohim mire trupin tone,dhe prandaj edhe nuk qeshim....
 
e vetmja gje qe akoma nuk arrij te kuptoj eshte se pse disa persona e kane piken e aktivizimit te gugulisjes me te larte dhe nuk para gugulisen lehte...vazhdojne kerkimet per detaje te meteperta ...me duket se kam nje shkrim tjeter ne pc  per gugulisjen por se mbaj mend se ne cilen folder e kam hedh ....por sa ta gjej do mundohem ta plotesoj kete pyetje...tani per tani....noten e mire  


Postuar nga i/e paregjistruar datë 04 Korrik 2006 - 01:34:

kjo qe the me siper per te qeshuren a vlen vetem per gudulisjen apo per te qeshuren ne pergjithesi (kjo puna e objektit qe e marrim si te rrezikshem dhe pastaj pjesa tjeter e trurit vendos qe nuk eshte)?
Shum interesante...
Jam akoma kurioze te di cfare i ben disa njerez te gudulisen me kollaj se disa te tjere...


ps. e dallova siper belit se si moderator qe je thash do ma transferosh pytjen te erosi, se e di qe te hajn duart


Postuar nga NS-6 datë 04 Korrik 2006 - 03:25:

kjo qe thashe me siper eshte per punen e gugulisjes...dhe i jep edhe pergjigjen faktit se pse nuk gugulisemi kur prekim veten me duar ne te njejtet vende ku nje person me perpara mund te na kete gugulisur...per sa i perket te qeshures ne pergjithsi,gjerat duhet te jene shume me te komplikuara duke menduar qe kemi te bejme me stimuj te ndryshem si shikimi,degjimi etj...zonat qe do perpunojne informacionin duhet te jene shume me te medha...
 
ej,po ti boje ene anej ket pyetje se ndoshta merr anen tjeter te pergjigjes...anen e erret


Postuar nga Isra datë 04 Korrik 2006 - 14:47:

Ns-6, kam nje pyetje.

sapo me pickoi nje grenxe, eshte dhe per te qeshur dhe per te qare
e kishte nje shoqja ime mbi kraharor, ajo se ndiente fare se kishte dicka, une e vura re, mu duk si mize e madhe, se njoha per grenxe, e mora ne dore per ta fluturuar tutje por ajo me nguli thumbin i cili me dhembi ne shpirt. shpetova ate, e hengra per vete.
e hoqa thumbin shyqyr, su ngul thelle, dhe fillova ta ferkoj me unaze floriri, e futa gishtin ne akull dhe me pas ne sheqer.
Mire veprova??

Cfare duhet te beje tjeter??


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 401 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.