Forumi Horizont | Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamë se më Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Araniti
Kur lotet binin per ty, askush qe njihja nuk mu ndodh prane. Nje e panjohur me erdhi prane dhe me pyeti: "dhemb?" "po- i thashe", "shume mire, - me tha" "tani, jeton". Ashtu me hapi doren dhe me la nje cope letre te vogel, dhe iku e heshtur. Une e perlotur akoma e ndiqja me sy derisa u zhduk ne turmen e njerzve. Hapa letren dhe aty shkruante thjesht: "do te lutem per ty".
Nuk pata mundesi ta falenderoja, akoma dhemb por lotet mu thane. Koha, lutja gjitheshka ndihmoi
Citim:
Po citoj ato që tha agata
Zemer e dashur! Neper shkallet e kapitujve po ngjitem nga ky liber lart si nje minator qe del nga miniera. Si njezhytes qe nga bota e erret e thellesive ngjitet lart drejt diellit, ndriçimin e gjelber ne te arte te te cilit ai e sheh lart te valet. Ai nuk e di ende se ç'e pret, por duke punuar ai behet me i forte e i gatshem per takimin me çastin e lumturise, me aventuren e jetes me yllesite e medha te dashurise e pasionit...
REMARQUE
Sa here kam enderruar shpresuar imagjinuar dhe pritur qe te me thoje pam me shpesh nga ti fjalet "te dashuroj " tani ...se kam problem me ndoshta sepse kam filluar te dua me shume veten dhe me pak ty .....
Me leje, kjo tema me kujton gjithmone kete kengen:
Lovefool - The Cardigans
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
Ky ishte budallalleku me i madh qe i kam dhuruar dikujt kohe me pare. Gjithesesi me duhet te perdor nje shprehje te BUKOWSKIT:
"Ishte e gjitha e imja. Une isha Fitimtari, Perdhunuesi, Zoti dhe Djalli i saj!"
Heshtjen thyeve neteve te gjata
e cuditerisht humba me ty
Ti thyeve akullin qe ishte brenda meje
dhe avull ndjenjash nxorre aty.
Imazhin tend e therret nata
kur une nis e mendoj per ty
arratiset gjumi nga qepallat
e pjese e endrres behemi te dy.
Limitet e deshirave ti tresim te dy
te tresim largesine e te behemi nje
dimrin e ftohte ta kthejme ne vere te nxehte
veshtrimi yt me jep jete.
Ti perandore e shpirtit tim
qe shfaqesh e zhdukesh si vegim
lypsar i kesaj bote behem une
dhe prej teje lyp dashuri, asgje me shume.
Jo... S'mundem veten ta raskapis
me mendime e fjale te kota
qendrojme te ftohte ne dy ane te nje muri
qe e krijoi nje murator me emrin bota.
Tronditet muri prej fjaleve tona
megjithate nuk mund te tretet ai
perplasen ndjenjat dhe mendimet
por ai nuk shembet kurresesi.
Ndonjehere gjumin do ta nxjerre mesnata
dhe padashur do te me kujtosh
dashurine lot malli do ta mbulojne
dhe per te, nostalgjia do te te pushtoje.
Pastaj dicka do kerkosh neper dhome
nje ndjenje, nje enderr a nje poezi
do kerkosh ne sirtarin tend
ato poezi qe ti kushtova ty.
E me vone do mundohesh te me kerkosh
dhe e shkuara do te vije si vegim
une si Engjell do te shfaqem
E bashke me endrren do behemi nje.
KENGE E DESHPERUAR
Kujtimi yt shfaqet papritur ne naten ku jam.
Lumi lidh me detin vajtimin qe s’pushon.
I braktisur si limanet ne agim.
Erdhi koha qe te nisesh.Oh, i braktisur!
Mbi zemren time rigojne pikela te ftohta.
Oh, pirg germadhash, varreze e frikshme anijesh!
Ne ty jane rrasur betejat dhe fluturimet.
Nga ti ngriten flatrat zogjte kengetare.
Ti c’so gje ke perpire, si largesia.
Si deti, si koha.Dhe gjithcka ne ty qe permbytje!
Ishte ore e gezueshme e sulmeve dhe puthjeve,
ore e habitjes qe ndrinte si nje far.
Ankthi I timonierit dhe furia e zhytesit te verber,
dehja e turbullt e dashurise, - e tera ne ty ishte permbytje!
Nje femijeri mjegulle shpirti im me krahe te plagosur.
Shpikes humbur, gjithcka te ti ishte permbytje!
Ti ngjeshe dhimbjen, dhe rroke deshiren.
Te rrezoi pikellimi, dhe cdo gje ne ty ishte permbytje!
Une e zmbrapsa murin e hijes,
kaperceva pertej deshires dhe veprimit.
Oh mish, mishi im – grua, qe te desha dhe te humba,
te kujtoj ty dhe ne kete ore te qullte kendoj.
Si nje vazo, ne veten tende bujte, butesine e pafund,
dhe harrimi i pafund si nje vazo te theu.
Ishte e zeze, vetmia e zeze e ishujve, -
dhe atje, - o grua e dashurise- me pranuan krahet e tu.
Ishte etja dhe uria, dhe ti ishe frut.
Ishte dhimbje, rdhe ti ishe mrekullia.
Ah, grua, si munde ti te me mbertheje
ne token e shpirtit tend, ne kryqin e kraheve te tu.
Deshira ime per ty ishe me mizorja dhe me e shkurtra,
me e stuhishme dhe e dehur, me e ndere dhe e pangopur.
Varreze te puthuras, ede ka zjarr ne varrin tend,
ende digjeshin veshulet e rrushit qe zogjte i hane.
Oh, goje e kafshuar, oh, gjymtyre te puthura,
Oh, dembe te uritur, o trupa te perqafuar.
Oh, ciftezim i furishem shprese e mundimi,
ne te cilin u shkrime e deshperuam.
Dhembshuria, e lehte si uji dhe mielli.
Dhe fjala e saponisur ne buze.
Ai ishte shorti im, dhe mbi te kaloi deshira,
dhe kur deshira ime u permbys, - gjithcka te ti qe permbytje.
Oh, vend ermadhash, net y cdo gje shebej, -
c’dhimbje s’e the, c’dhimbje s’ta mori frymen.
Nga varri ne var ti digjeshe e kendoje.
Ne kembe porsi detari ne bashin e anijes.
Dhe ti lulezohe ne kenge, therrmoheshe ne rrymat e ujit.
Oh, grumbull germadhash, pus i hapur pikellimi.
Zhytes i zbehte i verber, krdhetar i pafat,
shpikes i humbur, - gjithcka te ti qe permbytje!
Eshte ora e nisjes, ore e eger e ftohte,
qe nata e nguros ne ecjen e oreve.
Brezi shkembor i detit e shtrengon bregun.
Ndrijne yje te reja, shtegtojne zogj te zinj.
I braktisur jam, si limanet ne agim.
Dhe ne duart e mia perpelitet vetem hija qe dridhet.
Ah, sa me larg nga te gjitha! Sa me arg nga te gjitha….
Eshte ora e nisjes.Oh, ti i braktisur!
A nuk eshte fantastike???!!!!!!!!!!
Je t'aime
Edhe sikur ti te me dashurosh çmendurisht, prap kjo do te ishte hiç, para asaj çmendurise time per ty....
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Sa here kam enderruar shpresuar imagjinuar dhe pritur qe te me thoje pam me shpesh nga ti fjalet "te dashuroj " tani ...se kam problem me ndoshta sepse kam filluar te dua me shume veten dhe me pak ty .....
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Fjale te sinqerta.![]()
me mire mos ma thuaj se sa here ma thu mi ngre nervat e di qe se mendon
Gjithsej 24 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.