Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Eria datë 04 Qershor 2009 - 17:34:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream


.......................

E di c'me kujtove me kete reflektimin tend per diferencat qe ndjen dhe sheh me te tjeret e moshes tende...Nje debat me nje "miken"time , ku nder te tjera i thashe:      "Diferenca midis meje dhe teje  eshte se ti ke mbetur tek Edipi Elektres,kurse une kam nje orkester tjeter mendimesh qe drejtoj".....pfff...Shpesh here nuk duhet  te na paraprijne mendimet e "nxituara" edhe pse mund te jene te drejta. Asnjeri nga ne nuk ka te drejten t'i drejtoje gishtin Dikujt,kushdo qofte ai. Gishti duhet drejtuar vetem nga vetja, sepse vetem me te mund  te kapercesh cdo gje edhe barrierat,kurse me te tjeret s'eshte gjithmone e lehte.



Kat ishte nje gje qe se kisha bene re me pare...

Me qelloi te flisja para pak kohe me nje njeri qe e kam pas njoh kohe me pare...
Me erdhi cudi me te foluren e saj,u ndjeva e bllokuar (ngaqe dhe sh koefidenca nuk kemi pasur)..dhe nuk dija cte flisja dhe cti pergjigjesha...
Per me teper qe pyetjet..nejse :p


Postuar nga Katilesha datë 04 Qershor 2009 - 19:39:



Opsioni Ignore ekziston edhe ne realitet shyqyr.:p


Postuar nga AndreaPirelli datë 04 Qershor 2009 - 20:07:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Opsioni Ignore ekziston edhe ne realitet shyqyr.:p


Ku eshte mo se na nxine jeten .....................


Postuar nga Katilesha datë 04 Qershor 2009 - 21:45:

Tek Serveri , mjafton 1 klik dhe upssss...- Me falni njihemi gje??


Postuar nga Katilesha datë 06 Qershor 2009 - 16:55:

Question

Cfare duhej pritur tjeter? Ajo ishte bretkoca e kthyer ne mbretereshe. Por a mundet te zgjase shume sa "mbreteresha" te mos "kendoje" si nje bretkoce  ne llumin e vet...?

Eshte e cuditshme se si njeriu shpesh here arrin te deshifroje edhe "kengen" e bretkoces dhe te dirigjoje orkestren e shpirtvogelsise dhe mosnjerezores se saj!? Nuk di se cfare te bej ne kete moment. Te merrem me mbretereshen qe i kane dale kembet e bretkoces nga fustani , apo te bej ate qe kam bere deri me sot, injorim total?


Postuar nga Katilesha datë 11 Qershor 2009 - 22:58:

Post

...............
 
Momentalisht jam ne ballkon dhe realiteti perreth meje noton ne nje det erresire ku ndonje drite tek-tuk  perngjan me qirinjte e nje  darke romantike, kurse hena e plote dhe “ Mozart” ne sfond  jane qershia mbi torte.  Sapo ndeza nje cigare ( si kurre ndonjehere)  per te prishur pak shijen e vetmise e cila me eshte mbledhur ne  gryke dhe po me duket sikur po me ze frymen.  Ndihem  realisht keq! Dua te qaj dhe ne te njejten kohe  lotet  ndrydhen , struken ne xhepat e syve dhe shijojne spektaklin e nates se sotme.
Sa do te doja te kisha dike me te cilin te flisja sonte dhe  jo te rikthehesha ne mbushjen e zbrazetive te letrave. Sa do te doja te kisha  dike me te cilin te flisja sonte, por ja qe  jam vetem me cigaren.
 
Sonte  nuk kam askend me te cilin te flas, nuk kam askend me te cilin te gelltis shkronjat e mia, nuk kam se me ke te notoj ne erresiren e kesaj nate te nxehte, nuk kam me ke te ndaj keto ore te vona ne ballkon , pervecse me veten  time. Vetmia ndoshta eshte  fatura per kompeksitetin qe me karakterizon, per kete mendje qe me shume bluan se sa jep.... Vetmia ndoshta eshte  i vetmi stacion ku pozicionohen dy destinacionet e mia , ai i nisjes dhe ai i mberritjes. Vetmia eshte kostoja, kurse nata, pagjumesia dhe mendimet e “mbrapshta” jane kamata!
Gjithmone perplasem tek shkronjat, se si gjithmone ndonese mund te deshiroj dike prane, te perbere nga mishi dhe kockat qe te me fale ngrohtesi me lekuren  e tij ,shkronjat jane perseri i vetmi “Dikush” qe nuk me braktisen asnjehere, qe eshte gjithmone i pranishem. … Pra  , Vetja eshte i vetmi “Dikush” tek i cili mund te mbeshtetem , ku mund te mbeshtes koken dhe te qaj edhe pa derdhur lot, te kuptohem edhe pa folur, te di edhe pa pohuar, te kem edhe pa dhene…. Nuk munda ti duroj me lotet….
Sa shume po ecen ora sonte, sikur eshte cokorduar edhe ajo dhe po mundohet t’i ike vetes, t’i fshihet tik-takeve te saj qe sjellin pershtjellim momentesh si ky i imi dhe permbysin botrat duke bere erresiren dite dhe ansjelltas , duke transformur fytyrat nga hena ne diell dhe anasjelltas, duke ricikluar  hapa njerezish  dhe duke rikuperuar skedare kujtimesh.......
Nuk e di pse ndihem keshtu sonte,duhej te ndihesha  ndryshe, shume ndryshe nga ajo qe ndodhi sot, por jo....


                                                    E enjte, 11 qershor '09
                                                               Ora: 03:32 - Tales of a Dream


Postuar nga Eria datë 11 Qershor 2009 - 23:34:

Kat


Postuar nga Katilesha datë 11 Qershor 2009 - 23:46:

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Kat


.......

Mos ma bej fytyren ashtu,sepse ishte thjeshte nje cast vetmie mbreme...Sot , I'm shining like a star...:-)))


Postuar nga Eria datë 12 Qershor 2009 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream


.......

Mos ma bej fytyren ashtu,sepse ishte thjeshte nje cast vetmie mbreme...Sot , I'm shining like a star...:-)))




Postuar nga Tulipani datë 12 Qershor 2009 - 03:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
...............
 
Momentalisht jam ne ballkon dhe realiteti perreth meje noton ne nje det erresire ku ndonje drite tek-tuk  perngjan me qirinjte e nje  darke romantike, kurse hena e plote dhe “ Mozart” ne sfond  jane qershia mbi torte.  Sapo ndeza nje cigare ( si kurre ndonjehere)
[/I] [/B]



Dhe pse ne vesh te shurdher po rikujtoj se Duhani demton rende shendetin, te nxin dhembet, te ndot rrobat, era e tij ndihet dhe 1 km larg ... e megjithate ka dhe gjera te tjera qe te vrasin sa ai


  Gjithsej 45 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.