Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Per ju nga DIABOLIC A'S
Cdo cast eshte klithje kur mallin e pertyp nga dhimbja
Vyshket shpirti nga vjeshta e kujtimeve foshnjore
Mu thyen endrrat sy hapur, syte mu verbuan
Lotet mbyta me puthje amshore...
Se hapat e mia belbezojn
Rrugeve te deshperimit per kthim
Perendimit nenes i thashe
Pritme nene do te kthehem ne agim...
Vetem një cast....
Qetësi , në zemren time mbretëron pikllimi , kthehem në kujtime , Mendoj ....
Biseda jon e parë ,zemra rrah fuqishëm , biseduam një koh pastaj u zhduke ....
të kërkova pastaj të takova rastesisht ,atëher fillon çdo gjë , kujtimet e vjetra zhduken ,
Bisedojme, me orë të gjata ,
Nuk mundem të përmbahem më, dua që të them atë që dëshiroj : "të dashuroj ,të dashuroj ....."
Nuk mundem ta them kët zëshëm , ndoshta kam pengesa. Përpiqem që të bindi ,
ndoshta mendon se nuk më intereson ,kurse ti nuk e di se sa shumë rëndësi ke per mua ...
tani unë jamë ai që lutet për një pjesëz të dashurisë sate,kurse ti je që vendos ...
Dikur brishtesine ma shkaktonte mosha dhe e panjohura-bota,tani brishtesine po ma shkakton dija-aftesia per te kuptuar!
Dy flutura ngecin në rrjetën e merimangës. Megjithë përpjekjet që bënë për të shpëtuar, ato dështuan. Njëra prej tyre, thotë:
- Duhet të bëjmë çmos që të këpusim këto fije të mallkuara dhe nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë të keqes. Hidhet e dyta e thotë:
- U përpoqëm shumë, moj mikja ime, po nuk mundëm të shpëtojmë. Prandaj duhet të presim se mos kalon ndonjë flutur e na shpëton nga kjo e keqe që na zuri.
Gjatë kohës që ato ishin duke folur me njëra-tjetrën aty pranë po kalonte krenare një flutur e bukur, duke lëvizur krahët nën rrezet shkëlqyese të diellit. Sapo e panë, të dyja fluturat, i thirrën:
- O ti moj flurur e nderuar, të lutemi na ndihmo të shpëtojmë nga kjo rrjetë, pasi nga çasti në çast mund të vijë merimanga të na gëlltisë që të dyjave, prandaj të lutem na ndihmo!
E krekosur flutura hodhi vështrimin nga ato të dyja e tha:
- Duhet të ishit treguar të kujdesshme para se të binit në këtë fatkeqësi. Ndërsa unë nuk mund t’ju ndihmoj, pasi më shqyhen krahët e mi shumëngjyrësh. Unë nuk mundem. Kërkoni ndonjë tjetër t’ju ndihmojë.
LOVA
nA E GJITHE KJO QE E LEXOVA KUPTOVA,DHE DUA TE THEM SE NJERIU BEN GABIME EDHE NE JETE,DHE NUK E NJDJEN GRACKEN QE I BEHET,MEGJITHATE UNE PER VETEN TIME DO ISHA DHE JAM NE GJENDJE TE NDIMOJ C DO NJERI QE UNE KAM MUNDESI TA NDIMOJ,NUK MUNDEM QE TE ANAKALOJ DHE MOS TE NDIMOJ....
MPUCCCCCCC LOZI
Citim:
Po citoj ato që tha lova
Dy flutura ngecin në rrjetën e merimangës. Megjithë përpjekjet që bënë për të shpëtuar, ato dështuan. Njëra prej tyre, thotë:
- Duhet të bëjmë çmos që të këpusim këto fije të mallkuara dhe nuk duhet t’i dorëzohemi kurrë të keqes. Hidhet e dyta e thotë:
- U përpoqëm shumë, moj mikja ime, po nuk mundëm të shpëtojmë. Prandaj duhet të presim se mos kalon ndonjë flutur e na shpëton nga kjo e keqe që na zuri.
Gjatë kohës që ato ishin duke folur me njëra-tjetrën aty pranë po kalonte krenare një flutur e bukur, duke lëvizur krahët nën rrezet shkëlqyese të diellit. Sapo e panë, të dyja fluturat, i thirrën:
- O ti moj flurur e nderuar, të lutemi na ndihmo të shpëtojmë nga kjo rrjetë, pasi nga çasti në çast mund të vijë merimanga të na gëlltisë që të dyjave, prandaj të lutem na ndihmo!
E krekosur flutura hodhi vështrimin nga ato të dyja e tha:
- Duhet të ishit treguar të kujdesshme para se të binit në këtë fatkeqësi. Ndërsa unë nuk mund t’ju ndihmoj, pasi më shqyhen krahët e mi shumëngjyrësh. Unë nuk mundem. Kërkoni ndonjë tjetër t’ju ndihmojë.
Eliz nuk ka problem, vazhdoje si te duash ashtu si te ndodhe dhe te intereson .........Ti ke lindur per mua dhe une do te vdes per ty!!!!!!!!!!
Kaloja sot ne rruget e qytetit por me nje mendim fiks ne koke,nje dite dikush qe njoh me tha ca gjera mbi nje realitet(te shikuar sipas syve te tije),pyesja veten nese ishte respekti ndaj meje qe e coi deri aty,nje interes i fshehur,apo nje inat...eshte ne kete gjendje qe ze vend me teper ne vetvete,ndihem e pasigurte per realitetin tim edhe pse jam e sigurte qe vizioni IM i realitetit me ka tradhetuar shume radhe.Por,gjithe dime qe te gabosh eshte njerezore e une gabimet s'mund ti pranoj nese jane mbi nje ceshtje si kjo,ose me mire NUK dua ti pranoj.
Duke shpejtuar ashtu nen shiun e imet qe ju jepte nje forme me te c'rregullt flokeve te mi shoh papritmas nje fytyre te njohur,per pak sekonda kerkoj ne kujtesen time nje emer per kete fytyre qe me buzeqeshte por s'arrij ta gjej e me ne fund ne momentin kur me perqafoi dhe i ndjeva tingujt e zerit u kujtova...huuh,shpetova nga nje gafè!
Kujtuam para nje drink-u situata te kendeshme nga e mesmja,sa cudi,diten e fundit u ndame me klasen duke i thene njeri-tjetrit(te gjithe)do takohemi shpesh...por sot mbas pak vitesh kuptova qe eshte jeta qe ka pregatitur trajektin tend dhe shpeshhere eshte i ndryshem me ate te njerezve qe respekton,qe ju beson,qe do!
E me pas ripyes veten nese truri im eshte duke i dhene nje pamje tjeter dickaje per mua te rendesishme,eshte duke me bere te njejten loje (por pastaj ne ngadalesim)me ate te emerit?!
Kam filluar te kem frike nga vetvetja,jam shenderruar ne nje njeri me nje siguri te papare mbi shume gjera e nje konfirmim i vazhdueshem i ideve te mia me jep akoma me teper siguri.Ndoshta kam ndryshuar dhe une ne zgjedhjen e gjerave qe me pershtaten me teper ne jete,qe me japin siguri,qe me japin sodisfaksione me teper,nje stabilitet te papare etj.
Nganjehere me mungon ajo vajza e frikesuar para nje provimi(sado i lehte qe qofte)e tani?Tani me frikeson siguria e po te njejtes femer me te cilen hyn ne nje provim,ajo me te cilen ju pergjigjet pyetjeve pa nje rreze sikleti ne fytyre...Ndoshta kaperceva faza te jetes sime duke arritur nje pjekuri te parakoheshme,ndoshta jane te paketa gjerat qe munde te me frikesojne pasi tashme ju kam provuar shijen OSE pa dashur perfundova ne budism(nese ka nje zgjidhje te nje problemi s'ke pse merzitesh.Edhe nese NUk ka nje zgjidhje problemi s'ka kuptim te merzitesh) :p ...kush e di?!
Kundershtim me idete e shprehura ne paragrafin e pare??Nuk do e thoja,jam vetem une qe i perjetoj,qe arrij te vizatoj nje linje te qarte
Nuk me pelqen te filozofoj mbi pyetje qe s'munde te kene pergjigje te parakoheshme pasi keshtu do perfundoja ne idiotesirat e ca njerezve ketu!Cdo gje do ja le kohes,fundja cdo surprize do jete vetem e imja,qofte ne sensin pozitiv-qofte ne ate negativ...s'ka te drejten ASKUSH te perzihet ne te!
Gjuetareve te shtrigave ju le krahe te lire,gabohen nese mendojne qe e gjithe bota koncepton boten si ato vete...
Lexoja nje liber kur kuptova per nje cast sa larg vetes time jam. Ne ate moment kuptova pergjigjen e pytjes filozofike: "Pse jetojme". Ne ate cast pergjigjia ishte e thjeshte: "Per te njohur vetveten". Nuk eshte filozofi kjo, as psikologji... Eshte klithma e vetvetes qe mundohet te shkeputet nga provincialiteti i formes, nga duart qe e cjerrin duke e terhequr ne jeten sociale. A nuk eshte vertet ajo qe mundohemi te bejme gjithe kohes? A nuk mundohemi te jemi vetvetja?
Ne ate cast mu rrotullis ne mend nje xhiro vere tek shallvaret, prane pizzerise "La Voglia" ku une mund te jem ulur dhe nje vajze ben sfilaten ditore. Mendohem: Ku mund ta kete vetveten nje vajze e tille, tek pasqyra qe mban si arme sigurie ne cante... per te bere "checkup"-in e formes ne momentet e boshllekut te permbajtjes. Nje gje eshte e sigurte: maskiliteti im deshiron formen e asaj femre por inteligjenca ime do me shume, me tej... Ne fakt nuk thone kot se mashkulli ka gjak vetem per nje koke, keshtu qe varet cilen ve ne pune dora dores.
Keshtu pra... kete po mendoja dje.
Ndersa pardje po degjoja nje leksion universitar i rrethuar nga vajza te palyera, me nje bukuri-shemti krejt origjinale. Aty prane erdhi nje vajze e trukuar (qe ishte me e shemtuar se nje vajze e patrukuar qe kisha anash). Fillova te vezhgoj vajzen e trukuar si nje kinez qe shikon nje maori. Kurioziteti im i semure (alla shqiptarce) u perhumb pas asaj vajze te trukuar dhe nuk e kuptoja cfare ishte ai sensacion anormal. Kontrasti me kusurin e studenteve me beri te kuptoj pse ndihesha ashtu. Ishte e thjeshte: Ndjeva veten ne Shqiperi ato momente. Me shume sesa student u ndjeva mashkull, me shume sesa leksion ndjeva gjuetarin brenda meje. Ne ate cast kuptova cfare eshte mesimi:
Te mesosh do te thote te pervetesosh ato qe lexon e degjon ne nje gjendje pa forme. Do te thote te harrosh nese je i bukur apo i shemtuar ne ate moment. Do te thote te harrosh cdo lloj forme apo gjinie kujt i perket per tu perhumbur ne pafundesine e dijes. E si mund te mesojne ato mijra sutedente ne Shqiperi kur shalet dhe gjokset e femrave te lyera mbajne trurin e mashkullit tejet te lidhur me formen, si nje mish i terhequr drejt... gjithmone drejt... sepse duhet te jesh i gatshem per te "nderhyre" ne hapesirat e pakta qe nje shoqeri e ngurte te lejon.
To be continued ...maybe
Ho sonno,e se tutto va per il verso giusto per le prossime ore le rotture di marroni saranno dimenticate...
o quasi
Notte
Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.