Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 254 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Fjale ne shqip qe urreni me shume? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5639)


Postuar nga Ornela datë 21 Maj 2007 - 11:23:

u lodha duke lexu kete pjese te forumit por ishte interesante :p
megjithate une urrej vetem mallkimet ne çdo lloj gjuhe qofshin, ketu si kishte permendur njeri, por ndoshta nuk ju jan kujtuar


Postuar nga ridii datë 21 Maj 2007 - 11:36:

Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
nuk e di pse por fjalen ''xhan'' e kam inate dhe pse ka raste qe e perdor..


pse moj xhan?


Postuar nga Jarigas datë 21 Maj 2007 - 23:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Ornela
u lodha duke lexu kete pjese te forumit por ishte interesante :p
megjithate une urrej vetem mallkimet ne çdo lloj gjuhe qofshin, ketu si kishte permendur njeri, por ndoshta nuk ju jan kujtuar





Jam një mendje me ty Ornela......Dua vetëm të të kujtoj se mallkimet(bashkë me sharjet) janë pjesë e pandashme e shprehimisë së ndjenjave të një njeriu......Përndryshe a do të mund të më gjeje një mënyrë tjetër më paqësore për të shryrë dufin apo mllefin apo zemërimin, të cilët do të çonin në shpërthim pa patur këtë rrugë zbrazjeje?.....Unë mendoj se asnjë fjalë është e urryer në vetvete por varet gjithmonë nga përdorimi që i bëhet apo nga personi që i përdor(nëse na është i dashur apo i urryer).....Pra mallkimet janë po aq të rëndësishme sa edhe bekimet apo lëvdimet, etj......Respekte.....


Postuar nga Goku datë 21 Maj 2007 - 23:33:

Genjeshter


Postuar nga Jarigas datë 22 Maj 2007 - 00:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Tigerblue
Genjeshter



Eshtë fjala "gënjeshtër" që urren apo veprimi i shprehur nëpërmjet saj??????


Postuar nga Ornela datë 22 Maj 2007 - 00:24:

Jarigas, une mendoj se mallkimet nuk kane as nje pik justifikimi, (sa kishe gjet ti) pastaj si mund te krahasosh nje veprim te mire ne te cilin te lavderojne,me nje veprim qe te mallkon nga inati,o vetem sepse eshte zemer sketerr kush i perdor... Te gjith nxehemi ne jete por se besoj se te gjithe mallkojne...


Postuar nga Jarigas datë 22 Maj 2007 - 01:49:

Citim:
Po citoj ato që tha Ornela
Jarigas, une mendoj se mallkimet nuk kane as nje pik justifikimi, (sa kishe gjet ti) pastaj si mund te krahasosh nje veprim te mire ne te cilin te lavderojne,me nje veprim qe te mallkon nga inati,o vetem sepse eshte zemer sketerr kush i perdor... Te gjith nxehemi ne jete por se besoj se te gjithe mallkojne...


Me fal e dashur, ndoshta nuk jam shprehur mire, keshtu qe jam keqkuptuar.....Nuk behet aspak fjale per krahasimin ndermjet sjelljeve apo veprimeve....Thjesht flitet per nevojshmerine e fjaleve qe shprehin nje gjendje ndjenjesore, qofhin ndjenjat ne fjale te qeta apo te ortekshme.....Njeriu qe mallkon , e ben ose per padituri(ashtu eshte mesuar te reagoje ndaj ndodhive te ndryshme) ose nga humbja e vetekontrollit ne ate çast, rendesi ka qe sherben si oxhak per jashteqitjen e vrerit te grumbulluar..........Respekte.....


Postuar nga Ornela datë 22 Maj 2007 - 16:19:

Ne qoftese nje gjendje ndjenjesore shprehet duke mallkuar per mendimin tim keto njerez qe shprehen keshtu perferoj te qendrojne larg meje...
Megjithate shyqyr qe bota nuk eshte njelloj...


Postuar nga Jarigas datë 22 Maj 2007 - 16:50:

Citim:
Po citoj ato që tha Ornela
Ne qoftese nje gjendje ndjenjesore shprehet duke mallkuar per mendimin tim keto njerez qe shprehen keshtu perferoj te qendrojne larg meje...
Megjithate shyqyr qe bota nuk eshte njelloj...



Ndoshta atyre njerezve askush nuk u ka mesuar se mund te perdorin fjalor apo shprehi tjeter per t'ja arritur te njejtit qellim....Ti qe urren mallkimet duhet te jesh me shpirt fisnik, dhe duhet ti ndihmosh ata qe se kane kete dhunti......Apo jo???....


Postuar nga Lab datë 28 Maj 2007 - 20:14:

"rrushi" "rrusho" "ho me"
"mer" "naqe"


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 254 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.