Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 23 Tetor 2005 - 03:27:

"Fluturo dallandyshe"




fluturo dallandyshe me krahet e thyer
ti roberesh e mallit je viktime e lotit
ty qe dimri i ftohte endrrat ti ka fyer
kerko neper qiell sherimin prej zotit





fluturo dallandyshe me zemren plagosur
nje stuhi mallkimesh endrrat ti ka vrare
bashke me lumturine thelle i ka varrosur
kur ty dhe pranveren perjet ju ka ndare




fluturo dallandyshe larg nga era e ftohte
diku ne lartesi ti do gjesh sherimin
ne qiellin e kthjellet nga nje fllad i ngrohte
do gjesh lumturine - do ta harrosh dimrin


__22-10-2005___________________________________


Postuar nga GENTI_the_KING datë 25 Tetor 2005 - 18:37:

FLUTURONI ENGJEJ , FLUTURONI SHPIRTRA
DHE KRAHET PERPLASNI NE FYTYR TE DJALLIT
MOS KINI FRIK NGA RETE E ZEZA TE TIJ
SE ATO NUK JAN ME TE FORTA SE LOTET E MALLIT


Postuar nga artidr datë 27 Tetor 2005 - 03:07:

Ti je nje njeri
qe meriton te duhesh:
TE DUA TY, po, dhe ti le ta dish?
Qe une te dua ty
deri sa jeta te perfundoje
te ngjyrosi ty
me ndricim dhe shkelqimin e diellit
PSE fjalet e kendeshm
nuk mund te thuhen lehte
une ty te dua deri sa te vdes...


Postuar nga i/e paregjistruar datë 30 Tetor 2005 - 02:44:

shprehesh shume bukur ne vargje.


Postuar nga artidr datë 30 Tetor 2005 - 02:55:

Mos me le ne pranvere
mos me le te mjere!!!!
mos me le pa lule
mos me le pa ere.
Mos me le te lutem se te dua shume!
mos me le pa shprese,
mos me le pa gjume!!!!!!
ti e di se te dua
dhe vuaj per ty te lutem te lutem!
mos ma dhuro vetmine
ti je per mua shok
ti je per mua gjdo send ti je ajo
qe ne zemren time ke,
me te bukurin vend!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 30 Tetor 2005 - 21:34:

"Nostalgji"




duke fshehur lotet perendimesh te trishta
deri sa te vdes do te mbaj ne zemer
nga malli do shuhem si yjet e brishta
do tretem hapesires pa adres - pa emer





diteve fshehur mallit do ta djeg un diellin
neteve strukur lotesh do ta zbeh un henen
loti i shpirtit tim do bej te qaje qiellin
me vaj do paguaj,se ma vodhi endrren





30-10-2005
Shkoder


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 01 Nëntor 2005 - 14:48:

" kontradiktor"

un jam uj burimesh per lulen e thare
un jam sikur gjethja kur perqafon brymen
un jam lamtumira jam dhe puthja e pare
un jam diell gushti qe te rremben frymen



jam bora qe shkrin ne dimrin e ftohte
jam zjarri qe digjem nen shiun e vjeshtes
jam akull qe ngrihem ne veren e ngrohte
jam deti qe fshihet nen freskun e bjeshkes



un jam sikur vdekja qe vjen duke qeshur
un jam sikur lindja qe vjen duke qare
un jam lumturia ne harres e fshehur
un jam dashuria nga kujtimet vrare


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 06 Nëntor 2005 - 02:25:

"Alo-Alooooo!."





si serenate zemre nen hijen e mallit
zeri yt i embel me dergoi ne qiell
aty me braktisi ne meshire te fatit
perkrah lamtumires qe djeg sikur diell




si lot dashurie zeri yt i ngrohte
mi lagu kujtimet, me la mall ne zemer
pastaj me braktisi ne dimrin e ftohte
si lule e thare pa arom- pa emer.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 07 Nëntor 2005 - 02:35:

"Takimi jone"

ah ja ku u takuam perseri
un-ti dhe dashuria e humbur
frikshem pa lot,dhe pse ne vetmi
si lulja pertoke nga era e shkundur
e leshuam endrren ne te paren stuhi
paragjykimesh te lodhur-te mundur
i braktisem ndjenjat vetem per njerzi.




ah ja ku u takuam edhe nje here tjeter.
un-ti dhe ndjenjat qe kurr nuk i harruam
duke qare me lote mbi nje plage te vjeter
te gjith i bem te lumtur,por veten lenduam
kujtimesh permallshem,shtrire mbi shtreter,
fjetem neper lote dhe kurre me su zgjuam.





nje dite do takohemi per te fundit here,
vetem UN dhe TI - te tjeret te presin
po ti vras zilia le te behen ere,
ne ne shpirtin tone si nje shpirt do mbesim
te lidhur nga ndjenjat,si te vetmen vlere
plakur ne dashuri te lumtur do vdesim.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 08 Nëntor 2005 - 01:57:

"Puthja "


mbylli syte e qaj me zemer
si qiri puthja eshte fikur
ne nje varr pa date pa emer
buzen tende duke pritur




mbylli syte e qaj me lote
shpirt i vrare nga dashuria
ne nje varr diku ne bote
akull ngrire puthjet e mia



mbylli syt le te qajme bashke
loti yn ska per ta ngrohur
puthja viteve ka ngrire jashte
perjetsisht nga pritja ftohur


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 23 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.