Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)

Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2006 - 02:29:

Kur u zgjova sot qielli ishte ende i veshur me mjergull...
Hapat e mi thyhen lehtazi qetesine e mengjesit. Era peshperiti ngadal e nje grushte gjethesh u rrokullisen mbi trotuar e per nje moment mu duk se po shkelja mbi endrrat e te tjereve.Ja ku isha, aty, me hapa gjysem te nxituar, me floket te shpupurisur duke shtrenguar ripin e  cantes me gishtrinje...
Mengjesi ende nuk kishte zhveshur petkun e nates, edhe atje tej ne horizont dukej i trazuar pothuajse gri...
Per nje moment mu duk se isha zgjuar por sapo kisha hapur deren me kishte gelltitur nje enderr. Nje enderr e ngaterruar... qe me ngaterronte edhe mua.
Mu krijua ashtu papritur ideja se kisha humbur dicka ne mjergullen qe kishte mbuluar gjithecka. As vete s'e dija cfare por e ndjeja mungesen, boshellekun ajo 'dicka' kishte lene brenda meje si te me mungonte nje gjymtyr i imi. Zgjata doren ngadal ne ajrin gri, pastaj u kujtova serish edhe e terhoqa drejt vetes. Ula syte e ndrojtur nga shikimi kureshtar i kalimtarit perbri...
Mora fryme thelle edhe ajri i lagesht me ariti deri ne shpirt. Me njollosi mushkrite me mengjesine e hiret. Ngadal, teksa psheretiva hutimin tim, u kujtova se kisha humbur nje tjeter grimcez besimi tek njerzit...
Ngrita syte e kerkova me sy horizontin. Ndertesa te erreta mbllacisnin njera-tjetren edhe vete lindjen e diellit ne hapesire...
Mjergulla kishte perpire gjithecka kete mengjes. Hapat e mi vazhduan si gjithemon...
U duk se edhe endrrat qe shkela i theva...
E mjergulla ngadale me perpiu edhe mua....

Postuar nga Demokrate4ever datë 02 Dhjetor 2006 - 03:19:

Iliriusa ne cdo lloj gjendje qe mund te jete njeriu kur shkruan eshte gjithmone, kenaqesi te lexosh shkrimet e tua,sepse kane nje rreze dielli qe zhduk cdo mjegull dhe i jep gjalleri cdo gjeje.

Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2006 - 03:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Iliriusa ne cdo lloj gjendje qe mund te jete njeriu kur shkruan eshte gjithmone, kenaqesi te lexosh shkrimet e tua,sepse kane nje rreze dielli qe zhduk cdo mjegull dhe i jep gjalleri cdo gjeje.

Kohet e fundit edhe pse perpiqem te shkruaj me duket sikur fjalit jane te ngrira edhe sikur nuk rreshqasin aq lehte sa duhet. Me duket sikur mendimet e mia i shfaq te coptezuara, pakez invalide ndoshta... shkruaj, por e ndjej sikur cdo gje qe pershkruaj eshte e thyher edhe pa lidhje...

Asnjehere nuk e di nqs do te arrij serish te shkruaj dicka qe te preki dike tjeter ne shpirt. Pas cdo krijimi, sado te shkurter apo te gjate gjithemon me lind po i njejti dyshim : Do te arrij te shkruaj serish keshtu, si te behej fjale per nje burim te brendshem qe do te shteroj heret a vone. (!) Me cudit edhe mua vete.

Megjithate ti je nje nga njerzit qe ndodhesh shpeshehere aty per te shkruajtur dy tre fjali qe me shtojne deshiren per te tentuar serish.

Te falenderoj!

Postuar nga Demokrate4ever datë 02 Dhjetor 2006 - 03:39:

Ne fakt shpirti i njeriut nuk shteron asnjehere dhe sidomos shpirti i nje artisteje.
Une falenderoj ty qe shkruan kaq bukur.

Postuar nga Lela_Dr datë 02 Dhjetor 2006 - 03:50:

Po pate deshire per kurajo iliriusa, po therras te gjithe forumin qe te ta japi.

Thjesht te kuptoj shume gjendjen tende, dhe e di qe ne disa raste e ke te veshtire te pershkruash gjendjen tende nepermjet poezise.

Megjithate te lexoj me gjithe qejf, dhe sidomos lexoj librin tend, qe eshte kaq prekes, dhe kaq real sa me duket vetja, sikur ato gjera me kane nodhur dhe mua.

Te uroj vetem te mos ndalosh te se shkruari sepse eshte nje talent qe shume pak persona e kane.

Postuar nga iliriusa datë 02 Dhjetor 2006 - 04:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Lela_Dr
Po pate deshire per kurajo iliriusa, po therras te gjithe forumin qe te ta japi.

Thjesht te kuptoj shume gjendjen tende, dhe e di qe ne disa raste e ke te veshtire te pershkruash gjendjen tende nepermjet poezise.

Megjithate te lexoj me gjithe qejf, dhe sidomos lexoj librin tend, qe eshte kaq prekes, dhe kaq real sa me duket vetja, sikur ato gjera me kane nodhur dhe mua.

Te uroj vetem te mos ndalosh te se shkruari sepse eshte nje talent qe shume pak persona e kane.

Gjithe forumin he?   Pse aq e lehte qenka? Gjithesesi te falenderoj per deshiren e mire. :p

Me behet qejfi qe te ka pelqyer libri, edhe pse krijimet e mija aty jane te permbledhura dhe ka nga ato qe i kam krijuar kur kam qene fare femije edhe lene shume per te deshiruar.

Faleminderit!

Postuar nga Lela_Dr datë 02 Dhjetor 2006 - 04:05:

Epo gjerat e femijerise jane me te bukura se te te rriturve, sepse nuk kane komplikime, jane thjesht pasqyra e njeriut.

Postuar nga Balerina datë 03 Dhjetor 2006 - 09:04:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa

Kohet e fundit edhe pse perpiqem te shkruaj me duket sikur fjalit jane te ngrira edhe sikur nuk rreshqasin aq lehte sa duhet. Me duket sikur mendimet e mia i shfaq te coptezuara, pakez invalide ndoshta... shkruaj, por e ndjej sikur cdo gje qe pershkruaj eshte e thyher edhe pa lidhje...

Asnjehere nuk e di nqs do te arrij serish te shkruaj dicka qe te preki dike tjeter ne shpirt. Pas cdo krijimi, sado te shkurter apo te gjate gjithemon me lind po i njejti dyshim : Do te arrij te shkruaj serish keshtu, si te behej fjale per nje burim te brendshem qe do te shteroj heret a vone. (!) Me cudit edhe mua vete.

Megjithate ti je nje nga njerzit qe ndodhesh shpeshehere aty per te shkruajtur dy tre fjali qe me shtojne deshiren per te tentuar serish.

Te falenderoj!

Iliriusa...eshte hera e pare qe komentoj shkrimet e tua, por kjo nuk do te thote qe nuk i kam lexuar...madje, kam lexuar shume. Ai burimi natyror per te cilin po flet nuk besoj se do te shteroje kurre, nuk ka perse te shteroje, perderisa iliriusa vazhdon te ndjeje...
E di, te kuptoj, po perjeton writer's block. Duket sikur shkruan e shkruan e pastaj shkon "..and the point is?" Mbase edhe gabohem. Por mendoj qe krijimet, prodhimet e writer's block do te jene epike, dhe une pres me padurim per vepren epike te iliriusa.
Dhe kur them epike, nuk nenkuptoj te gjata, por te gjata, ate material te se gjates, ndjenja e cila i dhuron lexuesve eshte aq mbreselenese, saqe qendron si shpirt i jashtezakonshem mbi ndjenjat e tjera, per nje kohe te gjate.
Po presim iliriusa, e lehte eshte te marresh gjithe forumin per nje shkrimtare aq te mire(exceptional). E di qe nuk do te na zhgenjesh.

Postuar nga iliriusa datë 14 Dhjetor 2006 - 02:24:

Citim:
Po citoj ato që tha Balerina

Pergjigja ime Balerina, eshte disi e vonuar megjithate deshiroja te te falenderoja perpara se te vazhdoja me grumbullin tim te fjaleve e fjalive te cilat ne te vertet te gjithe bazen e kane te luhatur edhe krejtesisht momentale. Te falenderoj qe lexon ato qe shkruaj edhe per me teper qe ma le te ditur mua se i vlerson.

"Heshtja e dites se sotme u zvarrit zhgrryeshem ne asfaltin e lagur, nen hapat e qullura te kalimtarve.
Shikimet e tyre te perulura nga era zvarriteshin ne pellgjet gri. Fytyrat e fshehura nen jakat e ngritura, cadrat e hapura. I veshtroja qe larg. Mua shiu nuk me lagte. Era nuk me prekte, por si shpjegohet qe i ndjeja te dyja?! Tingujt e lagesht te shiut ritmik? Peshperitjet e ftohta te eres se dhjetorit...
E heshtja u sterzgjate e u sterzgjate me tej si te ishte nje mase elastike qe shtrihej pa i njohur kufijte. E pushtoi se fundmi edhe kohen, edhe oret u shkrine... humben nen biseden e murrme te natyres.
Shfletova faqet e librit qe e mbaja prej disa minutash ne duar. S'e mbaja mend ku e kisha lene historine. Kisha lexuar disa faqe rresht por as qe me kujtohej sec kishte ndodhur me personazhet perkates. Veshtrova serish pertej xhamit, pertej rrekeve te sterzgjatura si duar shume-gishtrinjeshe mbi qelq. E persado qe u mundova pjeseza te mendimeve te mija ngecen aty, u mbyten ngadal ne pellgjet e kristalt te shiut. Shtrengova librin ne duar si te kerkoja te rikthehesha ne veteveten e disa minutave me pare. Por heshtja e kishte zene edhe librin rob. Ishte shperdrredhur pas rreshtave te drejt edhe ia kishte fshire kuptimin. Heshtja s'donte t'ja dinte as per Viktor Hygon.
Me erdhi per te qeshur me mendimin tim. Ndaj e lejova nje buzeqeshje te lindte ne buzet e mia edhe e perserita mendimin serish: Heshtja s'do t'ja dije as per Viktor Hygon. Kush jam une atehere qe perpiqem ta thyhej? Te thyhej heshtjen e fuqiplote qe gelltiti gjithecka. Ula koken ngadal e fillova te luaj me gishtrinjte e mi mbi kopertinen e librit. Mbi fytyren e njeriut qe qesh. Edhe papritur degjova tingujt qe gishtrinjte e mije krijonin butazi. Nje ritem, nje motiv te nje kenge te ciles s'ia kujtoj as titullin e as kengetarin qe e kendon. E krejt papritur, pa asnje perpjekje masive, pa asnje beteje te pergjakshme, heshtja - u thyhe!
Nje ze foli prane meje: Te bezdis?
Une thjesht ngrita syte... dhe buzeqesha..."

Postuar nga Katilesha datë 15 Dhjetor 2006 - 00:27:

Bukur.....

  Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 5 6 7 8 9 10 11 12 13 [14] 15 16 17 18 19 20 21 22 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.