Forumi Horizont Gjithsej 313 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit »
Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Ekziston racizmi ne shqiperi??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8878)


Postuar nga AngelDevil datë 15 Nëntor 2009 - 22:11:

Deb rasti i kesaj fshatares te qyteteruar ka te beje me inferioritetin po nejse ....

Faje me rafte pika mua sa i interesum je per keta me thuaj cte lidh se na cmende :p Lexo pra :

Fuqizimi i Komunteteve në nevojë në Shqipëri: Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës së Komunitetit Rom

Objektivi:

Projekti synon të rrisë dhe forcojë vetëbesimin, kapacitetin dhe dinjitetin e minoriteteve etnike në nevojë në Shqipëri, duke synuar reduktimin e varfërisë, përjashtimit social dhe cënueshmërisë. Objektivat e projektit do të kontribuojnë në përfshirjen sociale të këtij komuniteti në shoqërinë Shqiptare.

Përshkrimi:
Projekti do të koordinojë aktivitetet e disa agjensive të ndryshme dhe do të sigurojë asistencë direkte për komunitetet më të varfër dhe të veçuar në nivel vendor (fshatra dhe lagje) në tre zona të vendit: Tiranë, Fier dhe Elbasan. Projekti do të mbështesë në mënyrë të drejtpërdrejtë komunitetet në nivel vendor duke mbështetur aksesin e komunitetit në shërbimet sociale bazë, nxitjen e planifikimit pjesëmarrës, zhvillim të infrastrukturës vendore dhe do të forcojë bashkëpunimin midis Pushtetit Vendor dhe Shoqërisë Civile për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Romët.

Rezultatet:
1. Përmirësimi i përfshirjes dhe aksesit të minoriteteve ne shërbimet sociale;
2. Pjesmarrje aktive e Komunitetit dhe adresim i prioriteteve të zhvillimit;
3. Rritje e shkallës së ndërgjegjësimit mbi çështjet e minoriteteve dhe mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Romët.

Partnerët kryesorë:
Misioni Terre des Hommes (TDH), Shërbimi Ligjor Falas (TLAS), Kryqi i Kuq Shqiptar, Kryqi i Kuq Spanjoll si dhe Qendra Rajonale e Mjedisit (REC).


progres raporti lexoji ketu i ke e ne shqip

http://www.undp.org.al/elib.php?elib,973


  Gjithsej 313 faqe: « E parë ... « 131 132 133 134 135 136 137 138 139 [140] 141 142 143 144 145 146 147 148 149 » ... E fundit »
Trego 313 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.