Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 132 133 134 135 136 137 138 139 140 [141] 142 143 144 145 146 147 148 149 150 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
IQVLORA kjo puna e inxhinjerit me zemer poeti nuk e di se shume mund te funksionoje. Kam dy nete qe nuk kam fjetur as edhe nje ore mbasi duhet te mbaroj nje projekt me patjeter dhe ne vend qe te jem perpara autocad-it qendroj ketu para forumit duke cliruar valvulat time te urgjences.
Ps: Nuk mund te vendosja dot per nje titull per kete poezi ndaj nqs dikush ka ndonje mendim eshte i ftuar te me ndricoje.
Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.
Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.
Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.
Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.
Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.
Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?
Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.
Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.
Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 132 133 134 135 136 137 138 139 140 [141] 142 143 144 145 146 147 148 149 150 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.