Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 148 149 150 151 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 21 Tetor 2010 - 05:46:

Gli onorevoli (1963)

Regjia: Sergio Corbucci
Skenari: Giovanni Grimaldi, Bruno Corbucci
Aktore: Totò, Franca Valeri, Peppino De Filipi, Gino Cervi, Walter Chiari

Italia pergatitet per zgjedhje parlamentare. Gjithshka eshte ne levizje, partite, shtypshkronjat, minitngjet, dhe makinat me megafon. Mes kantidateve gjenden lloj lloj njerezish me sjellje qesharake dhe moral te diskutueshem. Nje pasanik kantidohet para pasanikeve te tjere, por femijet e lagjes i nxjerrin bojen dhe i sabotojne mitingun duke e marre si loje. Nje burre tjeter kantidohet me forcat e legalitetit, por kupton se partia eshte krijuar per te marre tendera dhe para. Nje komunist eshte kritik ndaj gjithçkaje dhe urren SHBA, por kenaqet nga pagesat me dollare dhe harron principet komuniste. Nje grua kantidohet me demokristianet dhe perdor prostitutat per te ngjitur postera. Mes slloganeve dhe premtimeve politike njerez te thjeshte mundohen te perfitojne ndonje lek. Disa paguhen per te mbajtur pankarta, te tjere qe te bertasin me megafon. Dhe keshtu afron dita e zgjedhjeve.


Film plot skeçe komike me shume aktore te medhenj. Eshte nje parodi politike qe del me pak se 20 vjet pas fundit te diktatures fashiste. Tallet pikerisht me format qe po merr demokracia dhe aferet qe bejne parlamentare dhe politikane. Nga distanca kohore eshte sikur ne Shqiperi te behet sot, 20 vjet pasi ra komunizmi. Ne fakt shume pjese dhe fragmente kujtojne demokracine shqiptare. Ja pse vlen te shikohen filma te 47 viteve me pare, per lidhjet qe kane me te tashmen.

Skenat jane natyrisht te gjata dhe ngjajne me skeçe teatrale, por shikuesi nuk e ve re sepse aktoret jane shume te mire dhe dinamizmi i filmit ruhet mire.

Emblematik rasti i nje kantidati qe kishte fitoren ne xhep. Por refuzon te marre pjese ne korrupsionet e kryesise dhe i demaskon publikisht. Megjithate njerezit e thjeshte nuk arrine ta kuptojne sakrificen e tij dhe e tallin kur del nga zgjedhjet.

I gjithe filmi gjendet aktualisht ne YouTube (dhe per ca kohe):


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 148 149 150 151 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.