Forumi Horizont | Gjithsej 240 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 148 149 150 151 » ... E fundit » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Poezi per ty (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7973)
Per Qytetit tim te dashur ...Durresin
Kam lene nje bote te tere mbrapa
Ndertuar me vuajtje, dhimbje dhe gezim
Kam lene nje pjese te jetes time
Kthej koken sot, per ti hedhur nje veshtrim...
Kam lene cdo gje diku atje
Miq , shoke dhe me ta cdo kujtim
Shkrihet e gjurme le brenda meje
Dhe therres kthehet ne trishtim...
Nje bulevard, nje bar, nje cigare
Shishe qe thyhen ne mesnate
Fatin me shikon kur me ndalon nje cigane
Ne magjine time, thote, ke nje rruge te gjate....
Kam mall kur kujtoj dimrin e Durresit,
Njerezit kafenerave tymosin me kot,
Te ndotur e te dashur detin,
Qe ruan kujtimet tona dhe sot....
Aty kam shkruar rinine time
Nder rruge, asfalte e gjithkund
Aty ku mund ti flas hapur vetes sime
Aty dhe trishtimit mund t'i jap fund
Nje bulevard, nje bar, nje cigare
Shishe qe thyhen ne mesnate
Fatin me shikon kur me ndalon nje cigane
Thote, kesaj rradhe s'ke me rruge te gjate.......
Gjithsej 240 faqe: « E parë ... « 133 134 135 136 137 138 139 140 141 [142] 143 144 145 146 147 148 149 150 151 » ... E fundit » Trego 240 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.