Forumi Horizont Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 26 Shtator 2008 - 22:32:

Me padurim pergjoj enderrat e njerzimit
Tek shnderrohen prej vetes
Me to vendos sot une te argetohem
Dhe ndaj humanizmit mos rezervohem

Pjelle e nje te kaluare pafund qe fijet akoma leviz
Nje te gjore mban zgjuar akoma
Etja ime per te zbuluar ndizet serisht
Dhe padurimi im thyen qetesine e brishte.

Perpara! Me shpejt!
Me ne thellesi.
Cdo rruge qe zgjedh
Sot nuk ka rendesi

Per nje moment hezitoj.
Pse valle drejt nje mankthi po udhetoj?
Ne nete te tilla cdo rruge te con
Ne te njetin destinacion.

Duke udhetuar shoh qoshe te njohura
Brava qe lehte hapen nga I njejti celes
Mbasi shpirtrat njerzore
Shume te perbashketa kane.

Dhe kete here
Ne qender te mozaikut
I etur per lot dhe gjak
i buzeqesh viktimes se radhes.

I munduar nga hije te krijuara
Prej enderres tende gjysmake
Me besim te verber dicka vendos
Dhe fatin tend me mankthe hijesh vulos.

Ah … ti qe quan veten njeri
Shembellim I venitur I se kaluares
E sotmja dergjet e lodhur
Prej fiksimeve te tua te dikurshme.

Ora e reres ngadale boshatiset
Dhe ti perseri statik nuk leviz
I fshehur brenda vetes
I humbur brenda vetes
Zvogelohesh dhe zvogelohesh.

Tani duhet te dal dhe ik
Puna ime eshte bere
Une thjesht ne vesh peshperis
Kete mekanizem e ve ne levizje vetem ti.

ingmetalboy
26 Shtator, 2008


  Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.