Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Strazburg, Shqipëria e Bosnja në listën e bardhë të Shengenit
STRAZBURG - Komisioni i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punë të Brendshme miratoi mbrëmë raportin e prezantuar nga eurodeputja sllovene Tanja Fajon për libezalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Komisioni mbështeti gjithashtu amendamentet e Fajonit për përfshirjen e Shqipërisë dhe Bonjë-Hercegovinës në listën e bardhë të Shengenit, krahas Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të cilat i përmbushin kriteret, ndërsa procesi për liberalizim e vizave të fillojë edhe për Kosovën.
Komisioni i bëri thirrje Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës që të realizojne reformat e nevojshme për tu kualifikuar në programin e heqjes së vizave, ashtu si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Raporti për liberalizimin e vizave më 6 tetor e miratoi edhe Komiteti për Politikë të Jashtme të PE-së.
Liberalizimi i vizave për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, sipas propozimit të Komisionit Evropian, pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2010.
http://bw.balkanweb.com/bw_lajme.ph...a_post_comments
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 134 135 136 137 138 139 140 141 142 [143] 144 145 146 147 148 149 150 151 152 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.