Forumi Horizont | Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1422 1423 1424 1425 1426 1427 1428 1429 1430 [1431] 1432 1433 1434 1435 1436 1437 1438 1439 1440 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Eh mer Kurt, ka gallate kur shko ne shqiperi njehere ne 16 vjet, rri 1 jave, dhe i ofron dreka njerezve qe takon ne rruge. Zakonisht ne Shqiperi java e pare eshte gallate, java e dyte qejf, java e trete shtyhet, javen e katert ndihesh me fat qe do ikesh. Vlen per tu permend edhe kontakti i vazhdueshem me Shqiperine, sepse ta them me plot gojen qe nje emigrant po nuk shkoi te pakten cdo vit ne Shqiperi nuk merr vesh absolutisht asgje. Po hic fare dmth. Mund te kapi Shqiperia mire tu be qejfin e dy javeve, ose keq kur te bie halli me shku neper spitale si nje person qe sapo u kthye nga Shqiperia dhe me foli krejt si AriForceOne.
Jemi jashte temes, por po mendoja nje gje shume te thjeshte dje. Duke pare trafikun qe eshte ne rruge kupton shume nga psikologjia e nje populli. Nuk jane ligjet qe e bejne kulturen e nje populli. Ne rruge shikon vertet sa mbizoteron ideja se dikush mund t'ia fuse te tjerve. Disa shofere futen pa rradhe e dalin te paret, nuk presin te ne rradhe, u duket vetja me te futshem, me inteligjente. Te tjere nuk presin semaforin sepse kane leke per gjobat. Semafori eshte per varfanjaket qe nuk njohin dike ne qeveri. Etj. tej.
Ne kete klasifikim Shqiperia eshte e para, njerezit mundohen t'ia fusin njeri tjetrit vazhdimisht. Pastaj vjen jugu i Italise, Amerika, ne fund Gjermania. Gjermania ka shtet te forte sepse njerezit kane besim tek njeri tjetri dhe tek shteti qe krijojne. Gradualisht kjo vjen duke rene ne ne Italine e jugut, ku shteti perbuzet sepse dihet se tjetri ta fut, nuk punon per ty. Ne Shqiperi eshte e ngjashme, dil ne rruge, shiko trafikun dhe do kuptosh qe shteti i dobet i ka rrenjet tek mentaliteti me te futur. Mund te duket budallek por cdo gje lind tek xhestet e thjeshta te perditshme. Dy dukagjinsit qe çliruan Shkodren jane ata qe do parakalojne te tjeret se i duket vetja me te mire. Sa ka nga keta ne Shqiperi gjykoje vete, por lexoji lajmet me pare, interesohu ca behet dhe mos shiko si sillet kamarieri kur i le bakshish. Pyet ata qe jetojne hallet e perditshme te kuptosh sa njerez duan t'ia fusin njeri tjetrit ne Shqiperi. E ke ne rruge, mos shko larg. Shteti eshte perfaqesim i rruges, siç eshte mafia ne Napoli dhe Siçili.
Gjithsej 3316 faqe: « E parë ... « 1422 1423 1424 1425 1426 1427 1428 1429 1430 [1431] 1432 1433 1434 1435 1436 1437 1438 1439 1440 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.