Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Io ho paura (1977)
Regjia: Damiano Damiani
Skenari: Nicola Badalucco, Damiano Damiani
Aktor: Gian Maria Volontè
Nje polic caktohet te te beje skorten e nje gjykatesi. Gjykatesi e refuzon, sepse e ka te qarte qe po te duan ta vrasin do e vrasin njesoj. Por te dy hyjne ne miqesi dhe polici me nuhatjen qe ka per hetimet ndihmon gjykatesin per hetimin e nje vrasje. Shpejt hetimi merr trajta politike dhe se bashku zbulojne lidhjet e sherbimeve sekrete me kriminalitetin ordiner. Ketu ndahet rruga e tyre, teksa polici e ka te qarte qe kjo eshte mesele shume e madhe, ndersa gjykatesi beson ne drejtesi dhe informon organet e larta. Ne Italine e viteve '70, kur zhvillohet filmi, polici ka plotesisht te drejte se trazirat stimulohen nga qarqe te caktuara politike.
Eshte nje thriller politik me skenar te bukur. Ironia e fatit eshte qe filmi prek te verteta te medha te Italise. Ne fakt sot dihet qe trazirat dhe bombat ne ate periudhe jane vene nga sherbimet sekrete, ne menyre qe populli te kishte frike dhe mos binte ne deshiren per te votuar te majten. Filmi ka disa fjali mbreselenese (shiko fragmentet me poshte) te cilat te bejne te mendosh. Fundi i hidhur i perket nje epoke tjeter kinematografike, kur realiteti tregohej cope dhe filmat nuk beheshin retorike.
Filma te tille, qe trajtojne drejtesine dhe gjykates qe vriten jane prodhuar shpesh ne Itali, por ne Shqiperi nuk ekzistojne. Ne fakt gjykatesit italiane jane vrare dhe hedhur ne ere jo rralle (Givanni Falcone, Paolo Borsellino, Giorgio Ambrosoli). Filmi tregon situata te ngjashme dhe ben te kuptosh se sistemi i drejtesise eshte shume me ndryshe sesa ai ne Shqiperi, ku shpesh behet bashkepunetor i politikes dhe krimit.
Fragmentet kryesore te filmit:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.