| Forumi Horizont | Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)
Nuk ke sqaruar gje. Sinqerisht dhe troc, ti si shume te tjere, i beni qejfin vetes, ngaqe i keni friken asaj qe eshte transmetuar ne librat e ALlahut.
Sado që të jetoj njeriu në këtë dynja, sado që ai të dëfrehet me kënaqësitë dhe lezetet e saja, fundi i tij është i paevituar. Patjetër çdo njeri do ta ketë fundin dhe ky fund është vdekja, prej së cilës nuk ka shpëtim. Thotë Allahu i Lartmadhërishëm: "çdo shpirt do ta shijoje vdekjen, e tek Ne keni për tu kthyer" [ali imran 185].
Patjetër do t'a përjetojmë ditën, në të cilën do të kthehemi tek Allahu i Lartmadhërishëm, që të na llogarit për ate që punuam në këtë dynja. Thotë Allahu i Lartmadhërishëm “friksojuni ditës në të cilën do të ktheheni tek Allahu" [bekare 281].
Ajo është dita e fundit, nuk ka ditë pas saj. Ajo është ditë e madhe në të cilën do të dalim para Allahut të Lartmadhërishëm, është ditë që do të del para Allahut, i madhi e i vogli, i ndershmi e i pandershmi, i pasuri e i varfri; ajo është dita dhe takimi i premtuar…
Para kësaj dite është një moment në të cilin njeriu kalon prej botës së mashtrimit në botën e gëzimit ose hidhërimit; mvarësisht prej veprave të tij. Ky moment është momenti në të cilin njeriu hedh shiqimin e fundit në djemt e vajzat e tij, në vëllezerit e motrat e tij kurse në fytyrën e tij lajmerohen agonitë e vdekjes dhe nga zemra e tij burojnë rënkime dhe gjëmime të thella. Ai është momenti në të cilin njeriu e kupton pavlefshmerinë e kësaj dynjaje, është momenti në të cilin njeriu ndien dhimbje dhe humbje për çdo moment të cilin nuk e ka shfrytëzuar në rrugen e Allahut të Lartmadhërishëm.
Atëherë ai mund të thërret "O Zoti im! Më kthe, ndoshta do të punoj mirë për ate që leshova [nuk e bëra deri sa isha në dunja]". [mu'minun 99-100].
Ai është moment në të cilin meleku i vdekjes e thërret njeriun. Ah po ta dije se a therret për të mirë [ta përgëzoje me xhennet] apo e thërret vrazhdë si për banor të xhehennemit!
| Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 135 136 137 138 139 140 141 142 143 [144] 145 146 147 148 149 150 151 152 153 » ... E fundit » Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.