Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Il Bigamo (1956)
Regjia: Luciano Emmer
Skenari: Age-Scarpelli, Sergio Amidei, Francesco Rosi, Vincenzo Talarico
Aktore: Marcello Matroianni, Vittorio De Sica, Giovanna Ralli, Franca Valeri
Mario eshte i martuar dhe ka nje djale te vogel. Nje te Diele e therresin ne polici per verifikim, por aty akuzohet se ka qene i martuar me nje grua tjeter. Kupton se eshte nje gabim emrash, por ballafaqohet me nje grua qe e identifikon me burrin qe martoi dikur. I hutuar dhe i shastisur Mario burgoset per bigami, Ne burg gjehet mes hajduteve dhe kapove te rastit. Keta e ndihmojne, e prezantojne me nje avokat te njohur qe del neper gazeta. Avokati ne fakt eshte i rrjedhur nga trute dhe ne vend ta ndihmoje e ngaterron me shume. I zene ne hall, Mario pranon te ndjeke sidoqofte udhezimet e avokatit dhe shpall veten fajtor. Ndersa gjyqi shkon keq e me keq, nje nga shoket e burgut e ndihmon duke gjetur burrin qe kishte martuar ne te vertete gruan akuzuese. Kjo e fundit rezulton nje budallaçke qe deshiron nje mashkull te pashem dhe kishte akuzuar Marion se i pelqente ta kishte burre.
Film dinamik me goxha skeçe komike. Personazhi i avokatit me emer te madh (Vittorio De Sica) eshte shume i goditur. Thuajse cdo personazh, me perjashtim te vete çiftit, ka ngjyra komike, qofte te fortet e burgut, avokatet, familiaret, etj.
Pjese e filmave neo-realiste qe tregojne jeten e perditshme me humorizem dhe pa drama shekspiriane. Ne fakt ndihet jeta ne Italine e pasluftes, nje familje e sapoformuar me nje apartament te ngjashem me ato qe dalin ne realizmin socialist ca vite me vone. Perveç ketij paralelizmi s'ka asnje lidhje tjeter me vendin tone.
Mungon ndonje fragment me personazhin kryesor. Kjo eshte tek familja e gruas kur marrin vesh arrestimin:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 136 137 138 139 140 141 142 143 144 [145] 146 147 148 149 150 151 152 153 154 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.