Forumi Horizont Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga volter datë 24 Qershor 2004 - 16:53:

Dashuria nga Ali PODRIMJA

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me tha: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s'jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s'menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.


  Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.