Forumi Horizont | Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
Tani ti hedhim nje veshtrim se c'thote Kur'ani per Biblen!?
A thotë Kur'ani se Bibla është Fjalë e Zotit?
Më herët kemi parë se si është ndryshuar Bibla gjatë kohës nëpërmes dallimeve në manuskripte të ndryshme.
Fatkeqësisht disa të krishterë të pafuqishëm para fakteve të ndërrimit dhe mospajtimeve në Bibël krahas mësimeve të tyre, mundohen ti bindin muslimanët se Kur’ani vërtetë i urdhëron muslimanët që ta besojnë Biblën për Fjalë të Perëndisë. Por a është kjo e vërtetë?
Kur’ani flet për Inxhilin – Fjalën e Perëndisë shpallur Jezusit e jo për Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Gjatë kohës së Jezusit këto fjalë të Ingjilit me gjasë nuk u shkruan kurrë. Gjurmë të zbehta të tyre nëpërmes Fjalëve të Jezusit mund të gjenden aty këtu në Ungjijt e tanishëm, por këta assesi nuk janë ekuivalent i Inxhilit të shpallur Jezusit nga Zoti. Ungjijt që i kemi sot janë libra që rrëfejnë për jetën e Jezusit ashtu siç e shihnin autorët prapa traditës ku i bazuan shkrimet e tyre.
Për të mos u thelluar shumë në këtë vetëm një dëshmi e vockël që nuk lë vend për dyshim apo dykuptimësi:
Luka 1:1-4 “Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, M`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.”
Këto vargje biblike na tregojnë shumë të vërteta. E para kishte shumë Ungjij të shkruar nga shumë veta për jetën e Jezusit. Librat e Dhjatës së Re janë vetëm disa midis qindra prej tyre. E dyta: ungjilli nuk u shkrua si frymëzim i Zotit për njerëzimin por sepse Lukës (dhe Gjonit,Markut, Palit, përkatësisht për librat tjerë) iu duk ‘e mirë’ kjo punë. Dhe e treta ky libër nuk i drejtohet njerëzimit por njëfarë Teofilit. Dhe tash ta bazosh shpëtimin e një njerëzimi të tërë nga letrat e shkruara Teofilit apo dikuj tjetër, të shkruara me qëllimin e njeriut, është shumë e pakapshme dhe e palogjikshme.
Kur’ani është mjaft i qartë:
5:46 Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin….
2:53 Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin,
4:163 e Davudit i patëm dhënë Zeburin…
Kur’ani flet për Tevratin e shpallur Mojsiut e jo për Pesëlibërshin i cili gabimisht i atribuohet Mojsiut. Edhe Bibla e dëshmon se Mojsiu nuk është autor i Pesëlibërshit:
“Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë: "Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja". (Ligji i Ripërtërirë 31:24-29)
Moisiu pra kishte shkruar librin i cili kishte humbur më vonë bashkë me arkën e Besëlidhjes. Është e qartë se kur thuhet ‘Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët’ nuk mendohet në Biblën përkatësisht Dhjatën e Vjetër – Pesëlibërshin. .
Gjithandej Pesëlibërshit në Dhjatën e vjetër lidhur me Mojsiun lexojme:
Dalja 2:11 Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur
Dalja 7:10 Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu,
Dalja 16:20 Por ata nuk iu bindën Moisiut
Ligji i përtërirë 9:21 sipas mënyrës që kishte urdhëruar Moisiu.
Numrat 4:34 Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen
Deut 34:7 Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar
Është e qartë se fjalët ‘Mojsiu ishte rritur’ , ‘ata nuk iu bindën Moisiut’, ‘ Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq’, nuk janë të shkruara nga Mojsiu. Sigurisht se Mojsiu nuk u ngrit nga varri që ta shkruante vdekjen dhe varrosjen e tij.
Prandaj kur Kur’ani flet për Tevratin kjo ka të bëjë me ligjin-Fjalën e Zotit që iu shpall Moisiut e jo për librat historikë të Biblës ku përshkruhet jeta e Moisiut dhe e popullit të tij. Dhe kur flet Kur’ani për Inxhilin kjo ka të bëjë me shpalljen që iu dha Jezusit dhe jo me biografinë e tij të ardhur tek ne nëpërmes Gjonit, Lukës apo Palit.
Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Kurani 10:36-37
Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar. 3:3-4
A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. 2:77-79
O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, (vazhdon ajeti kur'anon) ( 5:41)
Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.