Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Re: E allora mambo! (1999)
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Regjia: Lucio Pellegrini
Skenari: Fabio Bonifacci, Lucio Pellegrini
Aktore: Luca Bizzarri, Paolo Kessisoglu
Stefano eshte nje djale i martuar rreth te tridhjetave. Ai ka nje femije dhe mundohet te shlyeje borxhet me nje rroge modeste. Por gjerat ndryshojne kur zbulon se ne llogarine e tij jane derdhur gabimisht 6 miliarde lireta (3 milione euro). Pa i treguar gruas ai fillon nje jete te re. Kthehet ne Bologna, regjistrohet si student, dhe fillon nje jete te re mes festash dhe daljesh mondane. Ndersa naten kthehet ne shtepi duke thene se ishte ne pune. Ne Bologna njeh Antonian, nje vajze terheqese dhe ekstravagante. Fillon keshtu nje histori dashurie, me Stefanon te ndare ne dy jete, njeren me gruan ne shtepi dhe tjetren me vajzen e Bolonjes. Me kalimin e kohes punet komplikohen dhe Antonia mbetet shtatzane. Stefano gjendet me nje femije tjeter me nje grua tjeter. I detyruar nga ngjarjet thote se eshte shqiptar dhe martohet vajzen e bolognas, kesaj rradhe me emer shqiptar. Jeta familjare tashme eshte dyfishuar dhe ai gjendet tamam me dyfishin e problemeve qe kishte dikur. Kur e kupton kete, vendos ti jape fund lojes dhe ve ne kontakt dy grate me njera tjetren. Por avokati mundohet te pengoje takimin e dy grave duke iu trembur fallsifikimeve legale qe ka bere per shokun dhe klientin e tij.
Film shume i bukur dhe plot sens humori. Regjia ka disa difekte ( por historia eshte interesante dhe i mbulon mire. Eshte filmi i pare i Luca e Paolo dhe mendoj me i bukuri.
Filmi ka kolone zanore shume te bukur, duke variar nga Squirrel Nut Zippers tek Yma Sumac. Vinicio Capossela ka dy kenge ne kete film, njeren me te njejtin titull si filmi, mesa duket e krijuar enkas.
Nje permbledhje fragmentesh:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.