Forumi Horizont Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 139 140 141 142 143 144 145 146 147 [148] 149 150 151 152 153 154 155 156 157 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Leter e hapur dhe disa pytje drejtuar Janullatosit . (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8824)


Postuar nga Klodel datë 30 Mars 2006 - 20:31:

une nuk arrij te kuptoj llogjiken e atyre qe nuk duan te kuptojne. Flasim per Kishe AUTOQEFALE Shqipetare? Pse atehere duhet qe nje nenshtetas grek te jete ne krye te kesaj kishe? aq me teper i ardhur ne baze te nje marreveshjeje me kreun e atehershem te shtetit Ramiz Alia dhe jo i zgjedhur nga kleriket shqiptare? Kush e njihte Janullatosin perpara viteve '90. Pse nuk lexoni pak historine e Ballkanit qe te kuptoni pak qe gjithshka qe ben Kisha Ortodokse Greke eshte politike dhe lufte per pushtet dhe s'ka asgje te perbashket me transformimin shpirteror? apo me ndihmen shpirterore? nuk e kuptoj ketu eshte fare e thjeshte Janullatosi eshte shtetas grek dhe nuk ka te drejten kushtetuese dhe te drejten fetare te drejtoje KISHEN AUTOQEFALE SHQIPTARE. ka kisha autoqefale serbe, bullgare, maqedonase, armene, mos i drejtojne gje greket keto kisha? jo jane kleriket vendas qe jane ne krye te tyre. Ndryshe nuk kane pse te quhen autoqefale. Autoqefale ose autonome do te thote qe liturgjia dhe sherbimet fetare te zhvillohen ne GJUHEN AMETARE TE vendit. dhe atyre qe ende nuk kuptojne rolin e Fan Nolit dhe te Ahmet Zogut qe mbeshteti shkeputjen e Kishes Shqiptare nga ajo greke t'u vije turp nga vetja thjesht per faktin qe nese ATA FLASIN SHQIP SOT eshte pikerisht fale FAN NOLIT sepse Kisha ne Ballkan ka luajtur rolin primar ne formimin e identitetit te kombeve dhe ne nej vend si Shqiperia te ndare perparesisht ne 3 fe, ne ato kohe, vendosja e SHQIPES si gjuhe zyrtare edhe e Kishes Ortodokse, meqe Katoliket kishin qe ne shekullin e 15 qe e kishin lejuar perdorimin e gjuhes shqipe, dhe mbeshtetja dhe arsimimi ne gjuhen shqipe qe lejoji Ahmet Zogu, atehere kjo do te thote praktikisht shpetim i KOMBIT kuptuat. e mos na gervelisni me veshet.

Patriarkanes se stambollit mesa duket i duket vetja se eshte ende nen epoken e sulltanit. here tjeter do ju jap leksion se nese ka dicka qe me acaron eshte injoranca e atyre qe e pretendojne veten te ditur.


  Gjithsej 422 faqe: « E parë ... « 139 140 141 142 143 144 145 146 147 [148] 149 150 151 152 153 154 155 156 157 » ... E fundit »
Trego 422 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.