Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- Sa është Shqipënia e gatshme që të bashkohet me Kosovën? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1569)


Postuar nga diellza26 datë 29 Korrik 2005 - 14:39:

Kosove e Shqiperi jane 1.

Une jam pro bashkimit te shqiperise me Kosoven. Por ne praktike jam skeptike per nje gje te tille, te pakten tani per tani, kur flitet per nje status te papercaktuar te Kosoves dhe per nje shqiperi me tranzicion te gjate e te veshtire. Megjithate ne kuadrin e nje Europe te Bashkuar, e te nje globalizmi te pergjithshem, kufijte do ekzistojne thuajse vetem de jure.

Bashkimi Shqiperi- Kosove, mendoj se eshte ne proces e siper, dhe ketu kam parasysh,levizjen e lire, komunikimin, shkembimet dy paleshe ne cdo lloj fushe, ky eshte bashkimi i vertete. Pastaj i rendesishem eshte pranimi i njeri-tjetrit pa paragjykime te cilat vijne thjesht nga mosnjohja dhe nganjehere me vjen keq ta them nga dashakeqesia.

Nese te dy palet do mundohemi te njohim dhe pastaj te flasim per njeri-tjetrin, ky do jete sherbimi me i mire qe do i bejme bashkimit shpirteror dhe deri diku dhe fizik te shqiptareve.

hapi krahet shqipe, fluturo tani,
hapi krahet shqipe mbi Kosove e shqiperi ( hahaa e ndryshova vargun).


  Gjithsej 16 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 »
Trego 16 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.