Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)


Postuar nga Vitore datë 14 Tetor 2003 - 10:17:

Ne Trieste

gara e barkave me vela(regata) eshte bere tradicionale , per qytetin e bukur dhe romantik te Triestes Kete vit ishte edicioni i 35-te ,i barkolanes.Pra 35vjet qe ne kete qytet zhvillohen keto gara Kete vit pjesmarja e regjistrimeve i eshte afruar rekordit , si asnjehere tjeter , pothuaj 2000 barka me vela , moren pjese nga vende te ndryshme te botes dhre Italise
Festa ka filluar qe diten e enjte dhe i ka dhene nje gjalleri te vecante qytetitplak dhe te qete triestin. Aktivitete te ndryshme kane vazhduar pothuaj panderpreje dite dhe nate deri diten e sotme te gares Gjate oreve te mbremjes , ne nje nga sheshet me te bukura te Italise dhe e vetmi shesh , qe kufizohet me detin"Pjaca Unita" jane dhene koncerte te ndryshme e te sukseshme Mbreme deri ne oret e para te mengjesit , ky shesh u kthye ne nje diskoteke te vertete Nen muziken DJ te famozit Carlo Coccoluno si dhe planet-funk .Gjithe qyteti llamburiste nga dritat shume ngjyreshe te fishekzjarreve
Bregu i detit ishte mbushur si asnjehere me njerez dhe lokale moderne ambulante , qe perbenin panairin e barkolanes , te ardhur nga gjithe Europa.
Specialitete te guzhinave te ndryshme , te shoqeronin ne cdo kater pese metra Pjata tipike e veriut te Friulit "Frico" preferohej nga te gjithe.
garen e fitoi skafi !Alfa Romeo" i miliarderit NeoZelandes Nevill Crichton Ai eshte enthusiaste qe ndodhet ne Trieste.dhe qe ju dha mundesia me nje gare te vetme , te matet dhe te fitoje mbi shume barka presticioze. Ne bordon e "Alfa -Romeos" ndodhet dhe Brad Butterworth (nder pjestaret e ekuipazhit Alinghi ) si dhe triestini Lorenzo Bressani "Alfa Romeo " ka nje gjatesi prej 90 kembesh .Kundershtare te fort ne kete gare "Alfa Romeo"pati "Magic Jena" Me gjatesi 80 kembesh) te Mimmo Cilenti dhe Mitja Kosmino qe zune vendin e dyte si tani si dhe ne edizionin e kaluar.Ne gare moren pjese 24000 velista , qe u ndoqen nga nje publik prej 250000veta , duke e ndjekur garen nga toka te ardhur nga te kater anet.
Normalishte , gara do te zhvillohej sipas tradites , ne formen e nje trapezi me nje boa ne ujrat Sllovene , po per mungese te eres , gara u modifikua dhe u be me e shkurter
Miliardari Crichton deklaron , qe nuk ka pare kurre nje feste te tille dhe eshte shume i kenaqur qe ka me vete Butterworth dhe Bressani. Crichton thot se te Henen skafi "Alfa Romeo" niset nga Triestja dhe shkone ne Malte , ku do te diskutoje nje gare tjeter , qe do mbylli aktivitetin e Mesedheut dhe do kthehen ne Australi dhe ne Zelanden e re


  Gjithsej 63 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.