Forumi Horizont Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Nga se vjen "depresioni" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=935)


Postuar nga ENISS datë 24 Mars 2004 - 20:10:

Ajohin, te flasesh per depresionin sot, eshte nje nga temat me te thjeshta qe mund ta beje kushdo deri diku edhe nese nuk perkon me kete profesion. Dhe mund ta dish shume mire se psikologjia, teorite e saj, dhe tere shkencat sociale ne pergjithesi, i perkasin nje shkence ku teorite nuk jane asnjehere te fundme, ndaj dyshimet e tua i marr te nje natyre pozitive.
Persa i perket studimeve te mija ne shqiperi, jane te nje psikologjie te pergjithshme. Mos ju duket se ai ne Itali eshte i ndonje niveli me te larte, pasi Italia nuk shquhet per zhvillimin e shkencave sociale, thjeshte ne nje nivel teorik. Ketu ne Shqiperi vertet eshte hapur per here te pare ne 1996 dhe ka shume per te bere, por personalisht nuk jam mjaftuar me literaturen e shkolles. Literatura e sygjeruar nga pedagoget tane ka qene ne anglisht pasi dihet qe librat e perkthyer ne shqip jane te paket ne kete fushe, dhe jane per nje shoqeri te hapur dhe nuk kane ndonje specialitet kushedi se cfare. Por ka dicka, qe per depresionin kam lexuar nga me te ndryshmet, dhe nuk jam ndalur kurre shume pasi teorite per te dhe perkufizime mbi ate cfare eshte depresioni me jane dukur vogelsirat me te medha te ketij profesioni. Cdokush mund te flasi ne pergjithesi per te.

E vetmja fije dyshimi, qe me lind ne keto momente, mund te jete keqkuptimi se per cfare depresioni flitet. Une flas per depresionin ne kuptimin real te ketij termi. Flas per ate qe e perjetojne te gjithe, pasi kuptova se edhe nga nga hapesi i temes ky lloj depresioni trajtohej. Por edhe nese flitet per depresionin akut, kronik, apo lloje te tjera depresoni, edhe trajtimi ka goxha per te marre parasysh per te vendosur. Nuk ka nje teori te caktuar por nje nderthurje te shume prej tyreve ne saje te ecurise, kushtet ne te cilat ndodh, momentet e perjetimit nga personi, e shume te tjera...
prap mbehet per te diskutuar trajtimi me medikamente te permendur nga ty, per cfaredo lloj depresoni ta kesh pasur, nese behet fjale te trajtohet nga profesionistet e psikologjise.

Kisha vetem dicka per te shtuar qe te ilustroj keqkuptimin tone. E trajtojme shume ndryshe temen.
Cituar nga Ajohin:
Depresioni eshte nje semundje serioze ...
-----------
Mendoj se eshte nje crregullim mendor, eshte shume me pak per ta konsideruar semundje mendore e aq me teper ''serioze''.

Se fundmi: Ajo cka kam shkruar une me siper, eshte ajo qe une perkufizoj ne menyre shume te cunguar nga ajo cka kam lexuar, aq sa lejohet te shkruhet ne kete forum per nje frekuentim te anetareve te cilet kerkojne gjera shume me te thjeshta se te mbash nje leksion ketu

Ciao


  Gjithsej 133 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 133 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.