Forumi Horizont Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga iliriusa datë 27 Shtator 2005 - 11:05:

Eshte e cuditshme!
Krejt papritur ndjen se ajrit qe thithin mushkrite e tua i mungon ajo aroma fluide qe askush tjeter nuk e ndjente vec teje. Nje arome qe me shume ndihej sesa nuhatej. Aroma e nje pranvere qe asnje stine tjeter nuk dinte ta merrte me vete, as ta shkelte persiper e as ta veniste.
Aroma e nje paranvere qe thithej nga gjithe poret e trupit me nje force te uritur, me nje force prej te eturi...
Nuk ikte, as venitej, mbetej perhere aty..., ne ajer!
Pezull siper mushkrive te tua.
Pranvera e dashurise qe parandjehet nga instiktet primitive prej kafshe, por jo vetem per nje periudhe te caktuar te vitit, por perhere, pa rreshtur, pa fund, pa mase...
E per cudi tani nuk ndihej me!
Ajri kishte marre aromen e perhereshme prej asgjeje dhe ti kupton se pranvera kishte marre fund. Se nga aroma fluide e saj ka ngelur vetem nje rendese e patreteshme ne stomak; si atehere kur thithim me force aromen e nje trendafili e per nje moment te duket se ke gelltitur edhe petalet e tij. E i thua vetes: Cudi!
Ti nuk e pe kur te erdhi kjo pranvere, ne cilen kohe, cilen ore apo dite...
E tani qe ajo tretet ne stomakun tend ti nuk arrin ta kuptosh kur nisi te zvarritej larg teje.
Kush ta vodhi pas?! Cila stine ja fshihu konturet e buta apo c'parfum ia zveniti aromen?
Befas asgje s'eshte si me pare!
Ti e kupton.
Ai qe ta solli pranveren tashme ka humbur..., eshte tjeterkund..., ti do te mbash insitiktet primitive ne vetevete peshtjelluar me nje fare paqje pasive.
Pranvera iken!
Aroma e saj fluide tretet!
Por s'kam nevoj per syte qe ta shohe, as qe ta nuhas...
S'kam nevoje ta prek apo ta degjoj..., kujtimet jane mjafte!
Edhe ato jane egzistence fluide.
Pranvera zbrazet tek ato njesoj si nje grusht petalesh trendafili te gelltitura me nje force prej te eturi, por qe s'mundesh edhe kurre s'do te jesh ne gjendje ti tresesh plotesishte!
Cudi!


  Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.