| Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
IQVLORA kjo puna e inxhinjerit me zemer poeti nuk e di se shume mund te funksionoje. Kam dy nete qe nuk kam fjetur as edhe nje ore mbasi duhet te mbaroj nje projekt me patjeter dhe ne vend qe te jem perpara autocad-it qendroj ketu para forumit duke cliruar valvulat time te urgjences.
Ps: Nuk mund te vendosja dot per nje titull per kete poezi ndaj nqs dikush ka ndonje mendim eshte i ftuar te me ndricoje. 
Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.
Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.
Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.
Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.
Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.
Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?
Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.
Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.
Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.
Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.
Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.
Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.
Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?
Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.
Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.

Me padurim pergjoj enderrat e njerzimit
Tek shnderrohen prej vetes
Me to vendos sot une te argetohem
Dhe ndaj humanizmit mos rezervohem
Pjelle e nje te kaluare pafund qe fijet akoma leviz
Nje te gjore mban zgjuar akoma
Etja ime per te zbuluar ndizet serisht
Dhe padurimi im thyen qetesine e brishte.
Perpara! Me shpejt!
Me ne thellesi.
Cdo rruge qe zgjedh
Sot nuk ka rendesi
Per nje moment hezitoj.
Pse valle drejt nje mankthi po udhetoj?
Ne nete te tilla cdo rruge te con
Ne te njetin destinacion.
Duke udhetuar shoh qoshe te njohura
Brava qe lehte hapen nga I njejti celes
Mbasi shpirtrat njerzore
Shume te perbashketa kane.
Dhe kete here
Ne qender te mozaikut
I etur per lot dhe gjak
i buzeqesh viktimes se radhes.
I munduar nga hije te krijuara
Prej enderres tende gjysmake
Me besim te verber dicka vendos
Dhe fatin tend me mankthe hijesh vulos.
Ah … ti qe quan veten njeri
Shembellim I venitur I se kaluares
E sotmja dergjet e lodhur
Prej fiksimeve te tua te dikurshme.
Ora e reres ngadale boshatiset
Dhe ti perseri statik nuk leviz
I fshehur brenda vetes
I humbur brenda vetes
Zvogelohesh dhe zvogelohesh.
Tani duhet te dal dhe ik
Puna ime eshte bere
Une thjesht ne vesh peshperis
Kete mekanizem e ve ne levizje vetem ti.
ingmetalboy
26 Shtator, 2008
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Poezi e bukur dhe e thjeshte. Titulli i takon te zotit
P.s. Ki kujdes se ndonjehere forum dhe internet jane vetem alibi per te evituar punen. Ashtu si disa vajza lajne shtepine ne periudhe provimesh.![]()
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me padurim pergjoj enderrat e njerzimit
Tek shnderrohen prej vetes
Me to vendos sot une te argetohem
Dhe ndaj humanizmit mos rezervohem
ingmetalboy
26 Shtator, 2008

Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Cdo poezi e jotja ing te le nje djesi te ndryshme nga e meparshmja. Dicka qe ke deshire ta lexosh e rilexosh.![]()
Poezite tuaja i lexoj nga 2-3-4 here, ne menyre qe te kuptoje me saktesi ate qe ka dashur te thote ai shpirt i shqetesuar endrrimtari.Pozite e tua te fundit, shprehin gjendjen tuaj shpirterore.
Dicka te bukur po perjeton shpirti i poetit tone dhe per kete ai eshte pak konfuz e e disi pesimist. Edhe poetet jane njerez si gjithe te tjeret,vecse zemra e tyre eshte me e ndjeshme.Ajo perpelitet e perpelitet duke menduar e shpresuar qe anija t'i caje dallget e te mbrije ne destinacionin e shumpritur.Ajo anije eshte e forte dhe do ta coje shendosh e mire poetin tone endrrimtar ne brigjet e lumturise.
Nje diell i bukur me plot shkelqim do t'i shoqeroj endrrat e tua i dashur poet endrrimtar.Shikoje me me optimizem te ardhmen!Gjendje te tilla jane kalimtare.Zemra jote patjeter qe do te gezohet!
Une do te jepja nje mendim per titullin e poezise pa titull:
Tallazet e shpirtit tim
Studioje ne se i pershtatet poezise.
Respekte
Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
Une do te jepja nje mendim per titullin e poezise pa titull:
Tallazet e shpirtit tim
Studioje ne se i pershtatet poezise.
Respekte
Rekuiem gjate maratones
Do te desha te mund te ndaloj
edhe nje cast te vetem.
Nga trupi im te dal
Si i jashtem te meditoja per jeten.
Ky oqean cudish
mes dhimbjesh na u fal.
Here ftohte, here nxehte
kurre hapin nuk e ndal.
Koha te pushoje nuk di.
E si mund te ndalem une?
Te shoh brenda vetes,
keto nete pse nuk kam gjume.
Nje ritem ne vesh
Tik-taku i ores therret.
Nje maratone pacmim
per te mbaruar me mbet.
Cfare do te ndryshonte
nqs ndaloj kohen ne hapesire
dhe rrjedha e jetes
ndalon renien e lire?
Te paren shkalle te thyer,
hallken e dobet te zinxhirit magjik
qe me beri te tjetersoj
kater dimensionet e shpirtit unik.
| Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.