Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Bamir Topi-Zgjidhja me e mire e mundshme. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14185)


Postuar nga sarandaebukur datë 01 Dhjetor 2007 - 23:18:

Topi dekreton ligjin për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë

Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje shpalljen e ligjit nr. 9831, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”. Dekreti është në mbështetje të neneve 93 dhe 84, pika 1 të Kushtetutës. Ligji u miratua në Kuvend në seancën parlamentare të datës 12 nëntor. Në këtë seancë, gjatë debateve për këtë projektligj, deputetë të PS-së në fjalimet e tyre kërkuan një faturë financiare për realizimin e dëmshpërblimit. Në përgjigje të pretendimeve të deputetëve të PS-së, Kreu i grupit parlamentar në PD, Astrit Patozi tha se “fakti që disa kolegë të opozitës patën kurajon të provokojnë jo thjesht këtë sallë, por edhe ish-të përndjekurit politikë që presin dëmshpërblimin duhet t’i themi ca të vërteta”. “Ky projektligj nuk synon ekuivalentimin e dhimbjes së madhe njerëzore, ekuivalentimin e dënimeve të rënda kolektive, ekuivalentimin e 100 mijë viteve burg. Ne nuk mundemi kurrë edhe sikur të kemi në dispozicion buxhetin e BE apo SHBA të ekuivalentojmë krimet e regjimit gjakatar, por ne përpiqemi të bëjmë aq sa kjo shoqëri mundet të bëjë në këtë kohë”, tha Patozi. Më tej, ai vuri në dukje se “ky ligj nuk është një borxh që PD-ja i ka ish- të përndjekurve, por është një borxh që shteti ligjor i ka këtyre njerëzve, që janë vrarë, burgosur, internuar me gjyqe qesharake. “Nëse kjo do të trajtohej kështu, atëherë do të mungonte retorika qesharake”. “Ish-të përndjekurit politikë kërkojnë sot drejtësi dhe jo mëshirë, kërkojnë sot dinjitet dhe jo lëmoshë. Ky ligj përpiqet të harmonizojë mundësitë tona me nevojat e tyre të jashtëzakonshme, dhe sidomos me dëmin e pallogaritshëm që i është shkaktuar ndër vite. Ata më mirë se kushdo tjetër na mirëkuptojnë me mundësitë tona që kemi sot”, nënvizoi Patozi.

Gazeta Shqip
-------------------------------------------

Ja dhe me ne funde mbas 17 vjeteve Presidenti Bamir Topi e dekretoi...Kur ishte Fatos Nanua ju dha 30000 ne dite per te perndjekurit por nuk donin.. tani 20000 ne dite...Hajt mo sa pa gje dhe kaq mire jane..T e pareve qe do filloi ndarja e lekeve do te jene Te moshuarit dhe te semuret..Une nuk do ti mare do ti le ne bange ..ti kete djali per pleqeri....


Postuar nga Ari. datë 02 Dhjetor 2007 - 21:50:

saranda ti hashe gezuar,dhe me behet qejfi qe keta njerz demshperblehen.Ky qe nje veprim teper njerzor dhe human i zotit bamir topi..respekte


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 02 Dhjetor 2007 - 23:05:

hahahaha sa gezojne ballistat, se nuk shkruajne te majtet ketu.. hahahaha sa u ngrihen nervat nga shperfillja.


topi? nje i pa aft asgje tjeter.. qeveria?? eshte dy her e gjysem e pa afte , pa drita, pa uje, pa rruge, pa shendetsi.. dhe e zhytur e korrupsion te pergjithshem.

p.s per nje gje do e pergezoja: per arrestimin e atyre te kasharit, dhe te ishte nje fushate per te gjith kryetaret e komunave.. se ata vjedhin te gjith te ps-s dhe pd-s.. dhe ate qe foli per kombetaren shqiptare.. dhe do jem shum i gezuar sikur ti shkonte deri ne fund per punen e kombetares.

shqiperia do bej perpara vetem kur ta mare Edi rama.. ai di si ta ndertoj ate vend.


Postuar nga back4ever datë 02 Dhjetor 2007 - 23:51:

ne fakt ska gje tjeter me se te meret kryeministri dhe merret me kombetaren dhe futbollin,ammman vlonjat mos me hap barkun,te shikoj dritat/ujin/korrupsionin pastaj kur ti ket gjerat ne vije te merret dhe me punet e kombetares,kuptohet kur ti ket te tjerat ne vije jo per gje po te doje te behet dhe trajneri i kombetares ose kryetari i FSHFs dhe Topit ti jepte detyren e trajnerit dhe prokuroren e re dhe Topallin ti bente cheerleaders :p  


Postuar nga Vlonjati99Tave datë 03 Dhjetor 2007 - 01:28:

jo sehste aty puna... se kombetarja perfaqeson ne qe jemi larg shqiperis.. kurse berisha perfaqeson nje tuf budallenjsh


Postuar nga back4ever datë 03 Dhjetor 2007 - 07:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
kurse berisha perfaqeson nje tuf budallenjsh


Mosss se do te hidhen ciceronat e berishkes ne gryke :p


Postuar nga IQVLORA datë 03 Dhjetor 2007 - 17:57:

Eshte gjeja me minimale qe duhet bere demshperblimi i tyre,por duhet bere shume kujdes sepse ka rrezik qe disa persona do te fitojne padrejtesisht.Pse e them kete?Sepse ka plot nga keta mjerane qe kane futur te tjere ne burg me spiunlleqet e tyre.Parlamenti ne radhe te pare duhet te denoje me nje ligj te vecante krimet e bera nga komunistet dhe kush eshte fajtor t'i vihet damka.Nuk duhet te shpetojne pa u lagur keta palaco qe kane qene dhe jane plehu i kombit tone,perjashyo njerzit e ndershem midis tyre.


Postuar nga Piktor datë 15 Shkurt 2013 - 03:01:

Ueeeeeeeee, kjo tema fantastike.
E thoni pastaj se historia nuk perseritet.
Si nuk doli nje te qelloje ne shenje.


  Gjithsej 15 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15]
Trego 148 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.