Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Nje histori nga jeta ime ............ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17457)


Postuar nga AngelDevil datë 20 Janar 2011 - 18:28:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu



PS. Kam nje maqok qe eshte shume i squt. Mos kini nevoje per permiresim genetik?



ke sha nga macja ti re ... eshte race e zgjuar dhe e bukur por eshte akoma e vogel e padjallezuar ne keto punet e qirinjve lool

Thuj maqokut te duroje sa te rritet dhe pak ... se mos tradhton ore dhe e trodha pastaj loool


Postuar nga shelgu datë 20 Janar 2011 - 18:32:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ke sha nga macja ti re ... eshte race e zgjuar dhe e bukur por eshte akoma e vogel e padjallezuar ne keto punet e qirinjve lool

Thuj maqokut te duroje sa te rritet dhe pak ... se mos tradhton ore dhe e trodha pastaj loool



Jo e kam besnik. Po pyete njehere ti se ndoshta i ka shku menja. Le te jete e voges se nuk e gjen gje. Gjerat e mira mesohen qe ne vogeli.

 


Postuar nga AngelDevil datë 20 Janar 2011 - 18:40:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Jo e kam besnik. Po pyete njehere ti se ndoshta i ka shku menja. Le te jete e voges se nuk e gjen gje. Gjerat e mira mesohen qe ne vogeli.

 



ja te lajmerohem anej nga shkurti shelgo ...po pati noj menje macja po te dergoj 1 zile me thurrje


Postuar nga shelgu datë 20 Janar 2011 - 19:03:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil


ja te lajmerohem anej nga shkurti shelgo ...po pati noj menje macja po te dergoj 1 zile me thurrje



No mi, qar shkurti? Ktij maqokut tem, atje i rri menja gjith vitin. Funja po te dush. Mu ma lusin keto kojshijet


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 21 Qershor 2011 - 02:48:

Im ate me ka perseritur kaq shpesh historine e ardhjes time ne jete, aq sa me eshte kthyer thuajse ne nje perndjekje te pashmangshme e te sikletshme qe me ka shoqeruar pergjate gjithe femijerise time. Une isha femija i trete nder ata qe ishin destinuar t'u mbijetonin shtatezanive te komplikuara te mamase time. I treti dhe i fundit. Duhej te lindja mashkull. Isha nisur per te lindur mashkull, por trupi im mori ashtu si pa dashje format e nje bebushi femer, ne padijenine e plote te prinderve te mi qe aq lumturisht benin plane mbi mua. Me ishte vendosur emri (do me vihej emri i gjyshit, babait te babait), me ishte percaktuar profesioni: mjek! E nga ata te suksesshmit, jo shaka. Vetem rroga kishte ngelur pa u vendosur, po besoj se kjo futej te detajet. Ne prill te jo pak viteve me pare une vendosa te dilja ne drite. Im ate u lajmerua ne momentin e fundit, e lajmin e veshtire te gjinise time te papritur ia dha komshia jone, nje gjyshe me te cilen nuk kishim asnje lidhje gjaku, por qe ne gjithmone e kemi konsideruar te tonen. Historia vazhdon me vrapin e cmendur te babait tim per ne maternitet e fytyren e zene ne faj te mamase time, e cila nuk kishte arritur te plotesonte pretendimet e tim eti deri ne fund. Sikleti kaloi shpejt kur u mesua qe me gjithe mangesine time te madhe (ai detaj i vogel qe dallon kryesisht foshnjat femra nga foshnjat meshkuj), te pakten kembet e duart i kisha te se njejtes gjatesi, e ky fakt u konsiderua njesoj i rendesishem per te qene te lumtur.

Une hyra ne shtepi si nje foshnje e shumepritur; qe me pas u kthye ne lodren e re te nje djaloshi te emocionuar 6 vjecar e ne rivalen e besnike te nje vogelusheje 4 vjecare.

Meqenese kushti numer 1 nuk u arrit te permbushej, u kalua te kushtet e tjera. Une duhej te studioja qe te behesha mjek(e). Fatkeqesisht nga im ate kisha trasheguar friken nga gjaku e nga bisturite e nuk kisha trasheguar vullnetin per librat. Ditet e mia kalonin duke sprovuar ne ekstrem elasticitetin e trupit tim te njome e ate te kordave vokale qe benin pushim vetem kur hahej apo flihej. Im ate nuk i shihte me sy te mire keto tentativa jo te denja per pritshmerite e tij: "Keshtu sic e ka nisur s'do beje prokopi ne jete" i thoshte mamase, e mamaja vazhdonte me ate pamjen e zene ne faj sikur te kujtonte "mangesine time te madhe". U vendos qe kisha nevoje per kulture. Te djelave pasdite ishte momenti perkushtuar dijes; Ose me bente te lexoja ndonje faqe gazete, ose me lexonte ai ndonje faqe libri. Libri ishte gjithmone ai: fabulat e La Fontaine. E nese isha treguar mjaftueshem e vemendshme, ne vend te karameles me jepte 100 leke. E paevitueshme qe une t'i shpenzoja ato 100 leke ne barin poshte ballkonit e te blija dy kona akulloreje nga 50 leke. Nje tjeter zhgenjim per tim ate: "nuk do mesoje kurre te beje prokopi" i thoshte mamase. E mamaja e perpikte nuk vononte te ndihej ne faj.

Por sot me ne fund i gjeta fillin gjithe personalitetit tim. E zbulova vrasesin tim. I gjithe faji i asaj milingone te mallkuar. Sepse im ate, qe per gjithe jeten ka qene i perndjekur nga ideja e kursimit e te te berit "prokopi ne jete", e qe me ka percjelle si nje semundje te trasheguar te njejtin makth, i kushtezuar dhe nga ajo ndjenje faji e mamase time, te gjitha pasditet e te dielave me lexonte "Gjinkalla dhe milingona". Kur mbaronte pasonte nje diskutim i shtruar. Diskutimi konsistonte ne nje monolog (duke qene se une nuk isha me shume se 8 vjec) ku me perseriste cilesite e medha te milingones, e cila ishte "e zgjuar", qe ishte "kursimtare", qe ishte treguar "largpamese" e qe ne fund, i kishte qeshur mire e mire ne fytyre asaj gjinkalle budallaqe. Une pohoja me koke jo shume e bindur. Atehere ai i afrohej mamase e i peshperiste i dorezuar "nuk do beje kurre prokopi". E ajo - ne faj.

E po thoja qe sot ne mengjes me ne fund i gjeta koken muhabetit. Me doli ne enderr qe kerkoja te lypja nje akullore me kon te bari poshte ballkonit. Per te mallengjyer kalimtaret kendoja me sa kisha ne koke. Por te gjithe me parakalonin duke qeshur. Sepse binte bore. E une u therrisja pas "C'dreqin ke qe qesh? Nuk ka mundesi qe dikush te lype nje kon akulloreje me shije cokollate e qumeshti edhe pse bie bore?". Por ata tundnin koken e i thonin njeri-tjetrit duke ikur "S'ka per te bere kurre prokopi". Ndaj pata intuiten dhe instiktin te rilexoja kete fabul te mallkuar. Nuk e kisha lexuar kurre me, se qe nga leximet e tim eti me vinte nje si gogesime lemshi te mbledhur ne stomak sapo degjoja "gjinkalle" apo "milingone" apo "La Fontaine".

Dhe cdo gje u qartesua. Si fillim, gjinkalla eshte nje heroine. Kendon gratis per te gjithe. Eshte e kendshme, te ben te qeshesh, i jepet jetes plotesisht. Ka kuptuar qe te nesermes nuk i dihet e shpenzon pa u menduar dy here gjithcka ka. Me pas, kur vjen moti i keq, ben gjene me natyrale ne bote: troket ne deren e miqve. Po pse llaf eshte ai? Ajo milingona shemtaraqe nuk i le as te fuse kemben ne shtepi, ku eshte aq ngrohte per vete, por edhe i qesh ne fytyre! Atehere gjinkalla, me dinjitetin maksimal te mundshem e me violinen e saj modeste ne dore, largohet neper debore pa thene as nje gjysem llafi. Sikur nje gjest viktimizmi apo nje te merituar te share asaj milingone.. Asgje! Po eshte e qarte qe nje femije do beje tifozllek per gjinkallen, cfare prisni tjeter? Te mbaje anen e asaj antipatikes? Heh.. po nje i rritur? E mendova gjate duke pire nje kafe dopio e duke kenduar "Shtepia jone plot me diell plot me ngrohtesi..." te Vace Zeles. Tani, dihet qe nje si milingona nuk ka probleme as me diellin, as me deboren. Ajo e mallkuara me siguri do kete ndonje llogari te hapur ne Zvicer e as qe ndihet. "He, pse s'do te vinte lezet po t'i kishe?" e pyeta veten hidhesisht. Dhe u mbusha me nje frymemarrje te gjate e nuk munda te mos i jap te drejte femijes qe isha: "Gjinkalla eshte shume here me interesante se milingona, nuk ka pike dyshimi! Mbase s'do besh kurre prokopi, po milingona eshte, ka qene, e do te jete gjithmone nje antipatike shemtaraqe!" Amin.

P.S. Cdo referim i personazheve apo ngjarjeve eshte krejtesisht rastesor


Postuar nga Ana1 datë 21 Qershor 2011 - 03:15:

shkruan bukur Dulcius.


Postuar nga Eria datë 21 Qershor 2011 - 03:17:

Desserti im!


Postuar nga BIONDIA datë 21 Qershor 2011 - 03:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

Ajo e mallkuara me siguri do kete ndonje llogari te hapur ne Zvicer e as qe ndihet. "He, pse s'do te vinte lezet po t'i kishe?" e pyeta veten hidhesisht. Dhe u mbusha me nje frymemarrje te gjate e nuk munda te mos i jap te drejte femijes qe isha: "Gjinkalla eshte shume here me interesante se milingona, nuk ka pike dyshimi! Mbase s'do besh kurre prokopi, po milingona eshte, ka qene, e do te jete gjithmone nje antipatike shemtaraqe!" Amin.




Me pelqeu Hey e bukur dhe une i jap te drejte femijes se rritur gjinkalla eshte me interesante se milingona ...


Postuar nga cecilia datë 21 Qershor 2011 - 10:08:

Hey,me terhoqi shume si histori por ne fakt mu duk e paperfunduar.

Nuk fole se çu be me gjinkallen me tutje. Se di pse me pelqejne mendimet qe cohen deri ne fund...


Postuar nga Fajtori datë 21 Qershor 2011 - 10:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo

P.S. Cdo referim i personazheve apo ngjarjeve eshte krejtesisht rastesor




Hahaha, edhe ai i babit?

Nejse, shume kendshem.


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.