Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)


Postuar nga macekeqe datë 09 Prill 2004 - 02:25:

Me lodhen fjalet, me lodhen njerzit, me lodhen ndjenjat fallso..... Kam frike te dal ne rruge cdo dite sepse nuk arrij te pertyp me keto maska, kam frike se nje dite do pellcas dhe do heq dhe une masken time duke treguar ate qe ndjej vertete brenda:urrejtje!! Urrejtje per kete bote qe sa vjen dhe gjeneron njerez pa shpirt.

Dreqi ta haj, pse nuk arrij me te jetoj ne kete bote te shpifur? Pse po urrej gjithmone me shume jeten time te perditshme?


Kam shume kohe pa qare, shume....


Postuar nga lova datë 09 Prill 2004 - 12:13:

Post

Nuk jane caqet qe percaktojne kohen, por mosha e njeriut te urte! Dhe ankohet i urti: askush s´me ndihu te shoh me kohe fillimin e sosjen e fijeve ne gjalm e mbata nen hijen e sendeve.


Postuar nga macekeqe datë 10 Prill 2004 - 19:23:

Nje reze djelli me binte ne fytyre dhe me detyroi te hapja syte. Kur hapa syte pashe putren e vockel te maces time mbi gushe, gati po me bente guxhuli. Qimja e saj e bute shkelqente ne nje ngjyre portokalli shume te bukur. Kuptova qe ne menyren e saj donte te me perqafonte dhe pse putrat e saj jane aq te vogla... Dhe ajo gjeti menyren e saj per te me uruar, e dua si moter...

E gjithe dita filloi me shume levizje, telefonata, bileta, dhurata, puthje, lule.... gjera qe te japin nje gezim te madh, shume te madh( gati mu duk se mora me shume sec meritoja).
Mbase ditelindja eshte vetem nje gje convenzionale per te treguar qe eshte nje vit me shume jete per ty, nje vit me shume ne kete bote, po per mua behet dita me e bukur e vitit sepse vertete ndihem e lumtur, pa mendime, pa komplekset e mia te zakonshme. Ne kete dite te gjithe tregojne shenja miqesie ndaj teje.

Kjo eshte ditelindja qe ne kalendarin e rritjes time do kujtoj si me te miren, jam e lumtur, davvero tanto!!


Postuar nga enderra datë 10 Prill 2004 - 22:07:

Thumbs up gezuar

hej macekeqe gezuar ditelindjen,
edhe pse nuk te njoh te uroj lumturi gjate gjithe jetes. Ne fakt po te uroj sepse une e kalova ditelindjen larg shtepise. Por di dicka qe ne cdo mesazh, urim apo telefonate qe merr e kupton se sa shume njerez te duan dhe mendojne per ty. Me te vertete qe ndihesh e privilegjuar dhe fatlume.
Edhe njehere gezuar dhe u befsh 100 vjec.
pac vetem gezime ne jete.
e.


Postuar nga amor alucius datë 11 Prill 2004 - 01:28:

Ishte nje nga momentet me te qeta qe kam perjetuar kohet e fundit,isha ulur ne dritaren time,nderkohe qe dita po i bente kohe nates...isha duke lexuar dicka te Flaubert me Chopin ne sfond.
Nuk e di perse por shpesh ka momente ne te cilat me pelqen te kem muzike ne sfond ndersa lexoj,asnje note e saje nuk me penetron shpirtin ndersa jam e zhytur ne lexim,por ndodh qe gjate pak sekondave te heq syte nga librat dhe pikerisht atehere nuk dua te ndiej qetesi perreth,ndoshta ne caste te caktuara me frikeson...


Postuar nga notti_stellate datë 12 Prill 2004 - 01:23:

...dhe syte e saje qe shendrisnin reflektuan ne pasqyren e turbullt nga ngrohtesia e dhomes,per nje moment s'njohu me veten...por pastaj kuptoi vlerat e njerezve qe kishin ecur perkrah me te gjate cdo hapi te jetes te saje...


Postuar nga lorie datë 15 Prill 2004 - 09:59:

sa eshte data sot?
s'e kisha idene derisa e pashe daten(dhe une e shoh rralle,pothuajse fare)Dhe kur e shoh e harroj ne moment.
eshte prill alright, jemi ne 2004 ,eshte e enjte se ora ka kaluar 12. Dakort por perse me duket se kam humbur me kohe sensin e kohes??
Me duket se gjithmone e mas kohen me matesin tim te brendshem dhe jo ate te Njerezve. Gjithmone kthehem tek rera ime ne qelq qe rrjedh.
Kam nje rryme tjeter ,nje rryme ndryshe nga ajo e njerezve e kjo ka avantazhet dhe disavantazhet e saj.


Ja kaloi dhe nje ore, ta kthej qelqin permbys qe te zbrazet?


Postuar nga lova datë 20 Prill 2004 - 13:45:

Angry

po 20 o 20 eshte,............. se c'muaj se di as une se sot ka ra debore!!!


Postuar nga déjà-vu datë 22 Prill 2004 - 00:43:

Irreale!!

Eshte e habitshme ajo qe kam perpara syve tani.Vura re qe ne cep te monitorit te comp. po qendronte nje insekt....nje buburrec i kuq me pike te zeza.E zgjas gishtin tregues drejt asaj qe ne sekondat e ardhshme do jete shtegu* ku ajo do kaloje dhe ajo ngjitet lart...vazhdon drejt duke me trasmetuar nje ndjesi te çuditshme.
Habitem,u bene kohe qe nuk shikoj ndonje te tille me kaq interes.
Cuditerisht e kam perpara dhe po e shikoj sikur te jete nje gur qe nje astronaut ma ka sjelle nga Hena,sikur te jete nje rreze e dielli brenda nje konfeksioni çokollate....e te mendosh qe kam pire vetem çaj,madje edhe ate pjeshke.

Nganjehere gjerat e vogla,ato vogelsira per te cilat s'te bihe me ne mendje prej kohesh por qe rastesisht nje dite si kjo ti i shikon dhe hulumton me shpirtin e nje eksploruesi ne hapat e para,te bejne te mendosh gjate.
Te fusin ne shtigje ku mendja jote fluturon.....nuk eshte e thene te jete nje fluturim linear e aq me shume i provokuar nga nje gote autostime(vere) ose tymi i bardhe i mariuhanes,nganjehere (ndoshta ne shumicen derrmuese te rasteve) ajo ngrihet ne udhetim vetvetiu.

Qendron mbi kasat e zerit,kane nje forme ato qe shkojne lart dhe ne mes te tyre marrin nje perthyerje te lehte....model tipik,model baze,model i lire nga ku del tingulli i radios dhe ky insekt qe i vjen anash e anash.
Kerkoj te kuptoj perse mbas rrotullimit te rradhes qe beri rreth planit te saj nuk zbret....me duket se eshte ajo qe kerkon te beje.
I ra shkurt,i mjaftoi thjeshte te perplaste krahet per tu hedhur mbi planin e tavolines e qe aty ne murin e bardhe .Shquhet kollaj siç do te dallohej nje veze e kuqe ne mes te nje shporte me te bardha.
E habitshme,jam duke shkruajtur ato qe eshte duke bere me te njejtin zell qe vendos nje telekronist kur luan skuadra e tij e zemres.

Me kthen larg ne kohe,me kthen kur ishim femije dhe i kendonim :'' buburreci i nates ,jepi uje pates...''
Mahhh,nuk kam kuptuar kurre perse i thonin buburreci i nates,nuk e kam vene re kurre te dali naten madje edhe tani qe eshte darke e vone e shikoj qe as qe perpiqet me te nderroi vend, e ndalur,statike ne murin e dhomes.....nje pike e kuqe qe thyen monotonitetin e kesaj faqe muri.

Nuk eshte ora e filozofise,eshte 21.37 edhe pse ora ne comp. tregon çuditerisht 20.37 dhe nje buburrec me dha shtysen te tregoja diçka qe perjetoj....mjaftoi kaq pak te zgjonte bletet ne koshere.

Filluan te dalin...


Postuar nga déjà-vu datë 22 Prill 2004 - 03:10:

Bleta e fundit,perpara se te bente kthim ne koshere vendosi te telefononte.
Nga ana tjeter e aparatit u degjua nje ze,bleta mbylli syte dhe vendosi te hynte...


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.