Forumi Horizont Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga volter datë 29 Nëntor 2005 - 18:33:

lorie, pershendetje

Gjithnje kur kujtoj shkrimet e saj, misteri i shpirtit te saj i ekspozuar ne panoramen e shpirtit tim akoma me kujtohet si nje enderr e heshtur. Nje enderr qe lotin tim priste te rridhte prane shtepise se saj, duke shpresuar se te tere ate hapesire komode nga shpirti ta largonte... Si eshte e mundur ta largoje nje hapesire aq komode nga shpirti? Vertet shume rende... Te kendoje me muziken e shpirtit, vargje dhe thenie te kushtuara per ty, dhe qe ne fund cmenduria e vargut te merret per vetevrasje, ishte nje ndjenje qe te hante per nga brenda. ...

O det, o qiell zbuloje kete mister te saj! Kur te mbyll syte anija le te perhap aromen e misterin, dhe pastaj kur te hap syte te shikoj te tere blune e misterin para imazhit tim... o perendi ! une jam i cmendur se ndjej te shkruaj poezi, pastaj hiqem pas saj se e dashuroj me shume shpirt, prandaj, une e di se jam i cmendur...

Une e dua ate, edhe pse misteri jeton ne shtepine e qenies sime...


Postuar nga Klodel datë 17 Dhjetor 2005 - 05:03:

Endrra-----Zgjas doren,do deshiroja t'i prekja, por ato zhduken ne doren time per t'u shfaqur serisht me larg akoma....


Postuar nga Cindi datë 17 Dhjetor 2005 - 05:17:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Endrra-----Zgjas doren,do deshiroja t'i prekja, por ato zhduken ne doren time per t'u shfaqur serisht me larg akoma....


Ana, sa shume te ndjej. Behu e forte, me e forte, megjithese je e forte.
Rendesi ka qe jemi ne gjendje te shohim edhe endrra. Ne fund te fundit edhe vete jeta eshte nje enderr apo jo.

love - football


Postuar nga Klodel datë 17 Dhjetor 2005 - 11:53:

A Dream

In visions of the dark night I have dreamed of joy departed-
But a waking dream of life and light hath left me broken-hearted.
Ah! what is not a dream by day to him whose eyes are cast
On things around him with a ray turned back upon the past?
That holy dream- that holy dream, while all the world were chiding,
Hath cheered me as a lovely beam a lonely spirit guiding.
What though that light, thro' storm and night, so trembled from afar-
What could there be more purely bright In Truth's day-star?


Postuar nga Klodel datë 17 Dhjetor 2005 - 21:32:

Ndoshta vete jeta eshte thjesht nje shkrirje momentesh te pakuptueshme,
te padeshifrueshme, qe thjesht i ndiejme, i jetojme.Mundohemi t'i veshtrojme me syte e shpirtit. Po cfare eshte vete shpirti?- nga Equis


Postuar nga Klodel datë 17 Dhjetor 2005 - 21:36:

Gjithshka eshte nje enderr apo zhgjenderr. Dhe ne, personazhe te panumert ne kete film virtual me nje regjizor te cmendur, Fatin. Ndoshta dhe Fati ka imazhin e tij sigurisht neper tym si gjithshka jomateriale
ne kete bote kaq te zhurmshme kaq tokesore...


Postuar nga Klodel datë 17 Dhjetor 2005 - 21:39:

Ky regjizor (Fati) eshte i lumtur, i qeshur deri ne ekstaze. Nje dirigjent me floke te gjate kaq te shprishur,duke qendruar perpara orkestres se tij, njerezve, kafsheve, frymore dhe jofrymore. Leviz krahet papushim dhe te gjithe interpretojne sipas ritmit te tij nje ritem here i shpejte here i ngadalte. Pa rregull,pa forme te percaktuar.- nga Equis


Postuar nga Klodel datë 19 Dhjetor 2005 - 20:58:

mund te jesh besnike vetem ndaj te tjereve( shoqerise familjes te afermve ligjeve absurde te shoqerise) ose ndaj vetes tende. rruge te mesme nuk ka. dhe une e di qe e vetmja gje qe me ben mua te lumtur eshte t'i jem besnike vetes sime, botes sime. Sepse mund te humbesh gjithshka por nuk humb dot veteveten. Po e humbe ke marre fund. dhe ne kete beteje te ashper me jeten, vendosa qe pavaresisht cmimit t'i mbetem besnike vetes sime dhe zerit tim te zemres. Aty gjej lirine e vertete aty me buron jeta, pavaresisht se gjithshka them bej mendoj eshte absolutisht e pakuptueshme, pavaresisht se bota ne te cilen jetoj eshte e pakapshme nga te tjeret, pavaresisht se i thyen te gjitha ligjet e llogjikes racionalitetit, mentalitetit me te cilin jemi rritur, asaj qe pretendohet prej nesh, pavaresisht se cmimi i te mbeturit vetvetja shpesh barazohet me vetmine edhe pse prane njerezve te tu. Ndihem teper e pakuptuar, por I can't turn back now. Nuk mund te kete me kthim mbrapa. kjo eshte dhe my new year's resolution. Te mbetem besnike vetem ndaj vetevetes. eshte e vetmja pasuri qe kam. i vetmi thesar i imi, bota mendimet ndjenjat. I vetmi thesar.


Postuar nga Klodel datë 28 Dhjetor 2005 - 00:10:

Cdo udhetim e ka nje fund. Ndoshta ketij timit po i afrohet fundi.


Postuar nga Cindi datë 28 Dhjetor 2005 - 00:18:

Citim:
Po citoj ato që tha analistja
Cdo udhetim e ka nje fund. Ndoshta ketij timit po i afrohet fundi.


Ka edhe nga ato udhetime qe nuk mbarojne kurre


  Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.