Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga Demokrate4ever datë 08 Nëntor 2005 - 02:53:

Naqe pershnd. dhe URIME për poezitë! Na mbushe sytë me lotë!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 08 Nëntor 2005 - 02:58:

Respekte Naqe - te falenderoj per urimin.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 14 Nëntor 2005 - 23:50:

"zhurme ne shpirtin tim"

zhurme!
vetem zhurme!
o zot sa zhurme kam ne shpirt.

germallat e shpirtit tim me harrese po lyhen
ulerijne pa dashur tek leshojne terbimin
duke mallkuar shpresat keq ne endrra thyhen
sikur uji i paket qe nuk mban premtimin
pa arritur detin humbet rrugeve te jetes
avullon mashtrimesh behet skllav i ndjenjes



zhurme!
vetem zhurme!
o zot sa zhurme kam ne shpirt.

harresa qe zihet me kujtimin e bukur
frymen tek ja merr e zhyt ne pendim
syte lagur nga malli qe qajne duke u lutur
e ashtu inatosur zihen me terbim
me lotin e falur nga nje ndjenje e humbur
qe endet terbimesh por nuk kan sherim
fluturon drejt tokes nga stuhia shkundur
si gjethja e vjeshtes pa fat shpirti im.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 17 Nëntor 2005 - 01:55:

"Medyshje"

Ej ti medyshje!!

je vetem nje skllave dyshimesh e shitur
qe me rremben gjumin, dhe pse s,eshte i yti
po kur ja lexon zemren te duket i hillur
don prej tij te lirohesh, por te ngec te fyti





duke fshire te ardhmen me hamendjet tuaja
ti bashke me guximin po jeton ne terr
si kot jetojne shpresat ,per ty jane te huaja
krejt pa lufte trishtimi, kur te doje ti merr.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 20 Nëntor 2005 - 16:49:

"Mimengjesi"

Mirmengjes!.
endrra ime e fjetur.
ti me kot po shtiresh
sikur je e lumtur,
syte e tu pergjumesh
prej zgjimit te trembur
rrine ashtu te mbyllur
nga jeta te mundur.
duan qe te zgjohen
por kane frike t,verteten
jetojne neper endrra
e keq mashtrojne veten
e ashtu mashtrimesh
ne gjumin e gjate
nje nga nje endrrat
neper terr veniten,
do rrine perhere mbyllur
syte e tu te ngrate
te mos shikojne shpresat
nje nga nje kur vriten
hapi syte o enderr
mos u mbyt ne rrena,
po nuk i shikoj syri
do ti qaje zemra


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 21 Nëntor 2005 - 03:32:

Faleminderit


Postuar nga Amstel datë 21 Nëntor 2005 - 18:43:

pershendetje shkodrani e syro poezit tuaja jane vertet te bukura urimet e mija teper madhengjyese..pershendetje


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 21 Nëntor 2005 - 23:20:

Talking

Pershendetje Durrsako.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 18 Dhjetor 2005 - 03:24:

"Agoni"

erresira shpirtin vuajtjesh ma ka fshehur
ne zemren e ftohur keq digjen pendimet
ne akull harrese ndjenjat krejt jane zbehur
duan qe te vdesin por si lene kujtimet




si nje lum i zjarrte loti im rreshqet
buzeve lagur mallit enderroj i pa lumtur
nostalgjive strukur ti dikun me pret
e un ne vetmi pa ty jam i humbur







17-12-2005
Shkoder


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 25 Dhjetor 2005 - 04:24:

"Shpresa te venitura"

Ja dhe nje nate tjeter....
i zhytur ne mendime,
po rendem erresires pa nje rreze dielli
i nxire.. dhe krejt pa yje,
sikur zemra ime
i lutem perendise me duart nga qielli


Te lutem.. O Zot,
buzeqeshjen kam humbur
jam lot i pa shterur un pa syte e saj
ma kthe dashurin...
dhe me bej te lumtur
fshima mua lotin - mos me ler te qaj


Po loti nuk ndali...
dhe as dhimbja ime
kurre me nuk u ndane, bashke e lidhen besen
e un mbeta vetem,
i zhytur ne kujtime
me lutjet qe pritja mos ta vriste shpresen


Nje vetmi ndrydhese
mbushi shpirtin tim
lutjet humben forcen neper erresire
zeri i zemres time,
u be rruge pa kthim
shpresat me braktisen, me thane lamtumire



Shkoder
25-12-2005


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 6 7 8 9 10 11 12 13 14 [15] 16 17 18 19 20 21 22 23 24 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.