Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
XHEVAHIRI I FJALES nga Zhuliana JORGANXHI
Mikes sime poete N.Lako
Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.
Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë
nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.
Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është...
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon,
nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di...
Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 141 142 143 144 145 146 147 148 149 [150] 151 152 153 154 155 156 157 158 159 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.