Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 143 144 145 146 147 148 149 150 151 [152] 153 154 155 156 157 158 159 160 161 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Dëshirë nga Jorgo BLLACI
Me vjen turp te qaj i heshtur,
si nje shelg perbri mocalit!
Dua te gjemoj pareshtur
Porsi lisi maje malit.
Rreth kurores , shpeseria
Le te mos me cicerojne
Qe prej zgavrave te mia
shkabat te te vigjelojne.
Deget e fuqishme dua
te me tunden neper ere
Papushuar permbi mua
bore e virgjer le te bjere.
Siper akujve te ftohte
do te ngjitem der te rete
S'do me vije keq ne ndodhte
te zhuritem nga rrufete!
Se n'u dashte te zhuritem
do zhuritem maje malit
Po s'do qaj e s'do nemitem
i perulur , bri mocalit.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 143 144 145 146 147 148 149 150 151 [152] 153 154 155 156 157 158 159 160 161 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.