| Forumi Horizont | Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 143 144 145 146 147 148 149 150 151 [152] 153 154 155 156 157 158 159 160 161 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Gishtat lekuren embel eksplorojne,
mornicat ne trup heshtur pergjigjen.
Muskujt clirohen dhe syte mbyllen,
dielli mozaike pasqyrimesh nderton
ne fytyren tende qe gjithmone te tradheton.
Tani qe nata ngadale po shtron
dhe qetesia e saj cdo jehone hesht
duart dhe frymemarja ne menyre magjike
tregojne nje histori jete
qe ngadale shperndan arome ndryshimi.
Kete nate me hiq ate mendim
dhe harku i buzeve te tu
mos perkulet me deshperim
por nen magjine e momentit
te paqezohen me fryme dhe clrimim.
hajde pra afrohu dhe kete radhe mos ik
Yjet le te digjen si pishtare diturie
per nje moment ku cdo gje zbehet.
Vetem ti dhe nje tallaz ndjenjash
zbrazesh mbi mua si e marre.
Freret e dikurshem dergjen mbrapa.
I sheh me sy te cuditur.
E veshur me hijeshine e besimit
merr rrugen drejt horizontit
qe zemren tende ne perjetesi drejton.
ingmetalboy
20/10/2008
| Gjithsej 332 faqe: « E parë ... « 143 144 145 146 147 148 149 150 151 [152] 153 154 155 156 157 158 159 160 161 » ... E fundit » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.