Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Komente... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17050)
Postuar nga sarandaebukur datë 30 Maj 2010 - 17:41:
Peticion
PETICION i sponsorizuar nga Lek Mirakaj, VATRA, FEDERATA PANSHQIPTARE në SHBA rreth kritikës të Ambasadorit Withers për votimin e Parlamentit kundër kandidaturës të Vangjel Kostës për Gjykatën Kushtetuese
Drejtuar:
E Djelë, 05.30.2010, 07:29am (GMT+1)
Drejtuar: Barack ObamaPresident i SHBAThe White House1600 Pennsylvania Avenue NWWashington, DC 20500Joseph BidenNën Presidenti i SHBAThe White House1600 Pennsylvania Avenue NWWashington, DC 20500Hillary R. ClintonSekretarja e Shtetit U.S. Department of StateWashington, DC 20520 PETICIONINe të nënshkruarit e Peticionit drejtuar Presidentit të SHBA Barack Obama , Nën Presidentit të SHBA Joseph Biden, dhe Sekretares së Shtetit të SHBA Hillary R. Clinton, për të tërhequr vemendjen, rreth qendrimit të Ambasadorit Withers përsa i takon çështjes që paraqesim më poshtë.Si shtetas Amerikanë me prejardhje Shqiptare, jemi shumë të shqetësuar lidhur me deklaratat e fundit të bëra nga ambasadori Withers në Shqipëri sa i përket votimit të Kuvendit të Shqipërisë për të hedhur poshtë emërimin e Vangjel Kostës si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.Ambasadori Withers e quajti vendimin e Kuvendit të Shqipërisë "të çuditshëm, nëse jo të pakuptimtë", dhe nxiti median për ta luftuar vendimin në njëkohë kur bota është përsëri e shqetësuar për stabilitetin politik në Shqipëri.Në një sulm të mëtejshëm për votimin e bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, ambasadori Withers gjithashtu deklaroi se "arsyet e dhëna për këtë mospranim çuditërisht i ngjasojnë kriterit të projektligjit të lustracionit të vitit të kaluar, i cili qe deklaruar jokushtetues nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias".Jam i detyruar të vë në dukje natyrën mashtruese të kësaj deklarate. Projektligji i lustracionit për të cilin e ka fjalën ambasadori Withers, kërkoi një rishikim të së kaluarës së zyrtarëve. Ligji nuk u miratua, bazuar në mundësinë e shtrëngimit dhe të manipulimit të zyrtarëve ekzistues të zgjedhur, që ai ligj mund ta shkaktonte.Kuvendi i Shqipërisë, megjithatë, nuk veproi fare në pajtim me parimet e projektligjit të lustracionit në këtë rast. Vangjel Kosta nuk ishte dhe nuk është një zyrtar i zgjedhur.Për më shumë klikoni në linkun poshtë:
[URL=http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=6997 href="]ttp://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=6997" rel=nofollow target=_blank>http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=6997[/URL]
__._,_.___
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.