Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga Fajtori datë 09 Shkurt 2010 - 21:54:

Seleksionim apo Integrim

Nuk besoj nisen nga deshira per te zgjedhur ata qe do rrine e perzene te tjeret. Kam pershtypjen se nisen per te zgjidhur problemin e madh social qe shkaktohet nga emigrantet,

Ne mentalitetin italian racizmi ka ekzistuar prej kohesh, veriu ka qene racist qysh ne vitet '60 (per terronet). Racizmi italian nuk bie kollaj dhe shteti nuk eshte shembulli me i mire i organizimit. Por sidoqofte... Racimi lind sidomos kur ka perplasje kulturash qe nuk mund te bashkejetojne kollaj. Jugu i Italise ka tradita maskiliste qe jane kthyer ne filma humoristike. Ne pergjithesi jugoret i besojne familjes me shume sesa shtetit, duke krijuar forma organizmi mafioze. Jo rastesisht ngrihet tere lagjia te protestoje kur arrestojne ndonje mafioz. Eshte kultura e tille. Nuk duan shtetin, duan mafian. Ne shqiptaret vijme nga nje vend me shtet te pabese, prandaj nuk kemi besim tek shteti (tek drejtesia). Vijme nga nje kulture maskiliste, klanore, familjare, qe shtyp femrat dhe dikton martesat e dashurite (ngjan me jugun e Italise).

Ne emigracion *nuk* jemi te afte te organizohemi ne forma institucionale. Shoqatat e shqiptareve bejne festa me kenge popullore dhe kaq. Nuk dime te protestojme njehere, secili sheh çatine e tij.

Emigrantet shpesh vijne nga kultura te tilla, te paorganizuara qe akoma me shume nuk mund te organizohen ne emigracion. Nje mase e tille njerezish te paorganizuar (qe nuk kane gje per te humbur) cenojne parimet e popullsise lokale. Mjaftojne 300 vete nga nje komunitet i tille qe te krijohen probleme per 3 milione banore (dhe per emigrantet e tjere).

Per keto aresye besoj kerkohet integrimi. Por fatkeqesisht kerkohet vetem me ndeshkime, jo me stimulime. Psh. perjashtohet kush nuk di gjuhen, por nuk stimulohet ai qe e di. Ne shkence dihet qe stimulimet jane me efikase sesa ndeshkimet. Sidoqofte ideja qe emigranti duhet te mesoje gjuhen e vendit ku jeton qendron (se ka vetem Italia). Ndoshta kjo nuk zgjidh problemin e atyre 300 veteve, por fut emigrantin me kulturen lokale, krijon mundesine qe emigrantet e tjere te izolojne ato 300 te paintegruar. Pra eshte nje mase sociale.




Para 1 muaji takova te atin e nje shoku. Ka 6 vjet me dokumenta, merr dhe pension nga Italia (pa punuar kurre) dhe nuk jeton fare ne Itali. Po me fliste me preokupim se mos i heqin pensionin meqe shkont rralle. Jo per gjuhen qe s'behet fjale ta mesoje ai person, por edhe pensionin e merr per qejf ne distance.

Zor se gjen shqiptar te thote "t'i hiqet pensioni atij shqiptarit". Perkundrazi, te gjithe preokupohen po te dale ligji qe duhet te vizitosh Italine çdo 6 muaj tep akten. Ne duam te zhvasim shtetin fqinje, ta perdorim, ta bastisim (ashtu si shteti fqinje degjeneron emigrantet me dokumenta, rradha e rregulla). Per kete aresye nuk shikojme objektivisht nga syte. Shikojme me parime klani, buke, familje. Mendojme se ne jemi "NE" dhe italianet jane "ATA". Pikerisht kjo eshte mungesa e integrimit. Mesimi i gjuhes eshte nje hap i vogel dhe qesharak per ta luftuar. Shumica e shqiptareve e di italishten pa problem.

Mesa pashe, sistemi i pikeve favorizon ata qe nuk kane proçese gjyqesore, njerezit e ndershem, ne menyre qe te pandershmit dhe te paintegruarit te humbasin lejen e qendrimit. Kush ka proçese penale nga ju? Kush nuk di italishten baze? Kush nuk ka 3 miq italiane?


  Gjithsej 178 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.