Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga Klodel datë 03 Janar 2006 - 23:36:

Cdo fund viti dhe cdo fillim viti zakonisht shoqerohet me nje retrospektive, analize te ngjarjeve, arritjeve, te rejave, humbjeve, realizimit te premtimeve te bera vetes nje vit me pare dhe berja e premtimeve te reja per vitin e ri qe fillon. Mbaj mend qe vjet, kur hyri 2005, i premtova vetes qe do perpiqem te jem e lumtur cdo dite. Ne nje menyre ose ne nje tjeter u perpoqa dhe deri diku ja arrita. Kete vit te ri nuk i bera premtime vetes. Madje e fillova me nje perzierje ndjenjash, pa pike mendimi, qe u pasua me nje renie si ne nje gjume letargjik. Por teksa po shihja dje Amelian - nje film qe nuk e kisha pare, kuptova disa gjera tek vetja ,qe shpesh here kane qene burimi i lumturise sime. Pavaresisht dilemave te shumta midis te qenit praktike apo enderrimtare, e kuptova qe jeta e vertete zhvillohet brenda qenies sime. Kuptova qe njeriu mund te bjere shume lehte pre i pasivitetit, i rutines dhe qe nganjehere duhet nje vullnet shume i madh qe te c'mpish trurin dhe te perpiqesh te zgjosh vetveten permes cmendurirave te vogla. Kuptova qe nga te gjitha gjerat per te cilat perpiqem, e vetmja qe vertet ka vlere eshte lufta per kthimin e endrrave ne realitet, dhe qendrimi besnike i zerit te brendshem. Ne fund te fundit per mua si person ky eshte thelbi i jetes sime, arsyeja pse cohem cdo mengjes, pse perpiqem, burimi i forces dhe energjise. Ndoshta cdo dite shume udhetime ne boten time fillojne dhe mbarojne, por udhetimi drejt Itakes( mbreterise sime te endrrave) qenka pafund. Sa me shume i afrohem, aq me shume me largohet, duket si nje ironi e fatit. Por ajo qe di eshte qe Itaka is worth of fighting for.


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 144 145 146 147 148 149 150 151 152 [153] 154 155 156 157 158 159 160 161 162 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.