Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 24 Gusht 2011 - 05:11:

Girolimoni, il mostro di Roma (1972)

Regjia: Damiano Damiani
Skenari: Fulvio Gicca Palli, Enrico Ribulsi, D. Damiani
Aktor: Nino Manfredi

Ne vitin 1924 fillojne nje sere krimesh qe indinjojne opinionin publik. Vajza te vogla rreth 3 vjeç perdhunohen dhe vriten nga nje kriminel misterioz. Italia e regjimit fashist nuk arrin te gjeje vrasesin, aq sa Benito Mussolini interesohet direkt te zgjidhet ceshtja. Kjo situate vazhdon deri ne vitin 1927, kur policia fut ne kurth nje fotograf, Gino Girolimoni, i cili eshte pare disa here ti afrohet vajzave te vogla. Mirepo vajza per te cilen e akuzojne eshte thjesht sherbetore ne nje familje ku Gino kishte nje marrdhenie te fshehte me gruan. Ai nuk tregon si qendron puna per te mbrojtur gruan e martuar. Kesaj i shtohen disa deshmi te gabuara te njerezve qe mezi prisnin te gjenin fajtorin. Puna e ndershme e nje kapiteni te policise ben qe gabimi te kuptohet dhe Gino lirohet pas 11 muajsh burgu te padrejte. Sidoqofte, tashme ai eshte i shkaterruar. Emri i tij njihet nga te gjithe si vrasesi i femijeve. Lajmi i pafajsise nuk publikohet ne asnje gazete, sepse keshtu ka urdheruar Musolini.
Gino Girolami nga nje fotograf i pasur perfundon te jete bicikletaxhi dhe punetor krahu. Ai vdes ne vitin 1961 ne varferi ekstreme i harruar nga te gjithe. Ne varrim marrin pjese pak njerez qe e njohin dhe kapiteni i policise qe e ndihmoi 30 vjet me pare.


Kjo eshte historia e vertete e ndodhur ne ato vite. Tregohet ne film pak a shume sic ka ndodhur ne realitet, por ka me shume detaje dhe nje skenar te pergatitur mire. Ka plot batuta qe bejne per te qeshur, edhe pse historia duket dramatike. Loja e Nino Manfredit eshte e pakritikueshme.

Historia eshte shembull i padrejtesise dhe manipulimit te opinionit publik. Akoma sot ne Rome fjala Girolimoni perdoret per te identifikuar kriminele mostruoze, i tille ishte impakti i kesaj ndodhie. Nga ana tjeter opnioni publik kerkon shpesh kurbane, njerez qe duhen ndeshkuar, pavaresisht nese jane te fajshem apo jo. Ne Mars 2009 ne parlament kujtohet rasti Girolimoni per te denoncuar atmosferen e krijuar ndaj dy rumuneve te akuzuar per perdhunimin e nje vajze ne nje park te Romes.

Eshte film goxha i bukur, qe tejkalon efektin dokumentaresk dhe te fut ne histori. Nga realizimi ngjan pak me "Er più - Storia d'amore e di coltello", i tille eshte ambjentimi dhe i afert viti i prodhimit.

Vrasesi ne te vertete nuk u gjet kurre, edhe pse u arrestuan disa persona, njeri prej te cileve vrau veten nga turpi. Flitet per nje pedofil te huaj, i cili me vone u largua ne Afrike te Jugut, ku u implikua ne ngjarje te ngjashme dhe gjeti vdekjen.

Lidhjet me Shqiperine? Nga ky film mesohet diçka. Kur shefi i policise i propozon Mussolinit ta fusin te akuzuarin ne cmendine qe mos merret vesh gabimi, Mussolini refuzon. Madje flitet shpesh nese ka prova te mjaftueshme qe gjykatesi te bindet dhe ne fund prokuroria dorezohet se nuk ka prova. Pra, sistemi i drejtesise funksiononte dhe i dha te drejte individit, pavaresisht se politika vendosi ta persekutoje dhe ta injoroje. Pra drejtesia dhe politika kishin nje fare pavaresie qe zor te ndodhte gjate diktatures komuniste ne Shqiperi.

Nje fragment (i analizojne penisin te akuzuarit):


Historia reale ketu: http://it.wikipedia.org/wiki/Gino_Girolimoni

I gjithe filmi gjendet ne youtube.


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.